Ky është portreti i parë i shkrimtarit Ismail Kadare, realizuar nga piktori Vilson Kilica. Autorësia e pikturës që ndodhej në shtëpinë e Kadaresë, u vërtetua pas një studimi nga Suzana Varvarica, që tregon se vepra është realizuar në vitet 1958-1959, kur Kilica dhe Kadare studionin në Bashkimin Sovjetik.
Kjo pikturë me vlerë të madhe për artin pamor në vend, ishte në një gjendje të shkatërruar, në kufijtë e shkatërrimit dhe ndërhyrja e restauratorit Olsi Laska i riktheu pamjen e 56 viteve më parë.
Shkrimtari Ismail Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936 dhe u nda nga jeta më 1 korrik 2024, në Tiranë. Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 40 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Moderniteti që përcjell portreti përmes teknikës së përdorur tregon më shumë për krijimtarinë e veçantë të Kilicës, i vlerësuar si një ndër krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare, i vlerësuar me titujt “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit”.
Kilica do të nderohet nga brezat dhe do të jetë pjesë në historinë e artit pamor shqiptar si një mjeshtër i madh i pikturës shqiptare të shekullit XX, një artist i talentuar, një pedagog i ditur që përgatiti breza të të tër artistësh të rinj.
Lini një Përgjigje