VIDEO/ Filmi që lindi si protestë: Historia e vërtetë pas "Pikë Uji"

10 Nëntor 2025, 17:00Kulturë TEMA
VIDEO/ Filmi që lindi si protestë: Historia e vërtetë pas

Regjisori Robert Budina tregon në Apostrof Podcast historinë e vërtetë që frymëzoi filmin  e tij më të fundit, “Pikë Uji” – një histori që, siç shprehet ai, nisi nga një tronditje. Në 2019-ën, një vajzë adoleshente u abuzua seksualisht nga një grup djemsh. Por, ndërsa ngjarja pushtoi mediat, ajo nuk nxiti dhimbsuri, por u përqëndrua tek ekspzoimi i viktimës. Identiteti i vajzës dhe familjes së saj u bënë publike, e për rrjedhojë u kthyen në shenjestër të komenteve, analizave dhe debateve nga një audiencë, që paradoksalisht dukej në të njëjtën kohë e zemëruar me atë që kish ndodhur, por edhe e argëtuar nga debati.

Budina thotë se si krijues dhe si prind, ngjarja qëndroi për një kohë të gjatë me të, jo vetëm për shkak të brutalitetit, por sepse ekspozoi se sa të zakonshme janë bërë ngjarje të tilla mizore për shoqërinë shqiptare.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: "Korrupsioni nuk është vetëm në politikë, por në mënyrën si jetojmë" | Robert Budina | Apostrof 43