Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. Megjithëse kalojmë shumë minuta, madje edhe orë të ditës duke ndërvepruar në to, pak dimë për aspektet ligjore që lidhen me përdorimin e tyre dhe të drejtat tona në raport me teknologjinë. çka është më e rëndësishme.
E njëjta situatë paraqitet edhe me Inteligjencën Artificiale, e cila vitet e fundit po përdoret gjerësisht edhe në vendin tone, por që nuk dihet deri ku do të mbërrijë dhe si do ta transformojë shoqërinë tonë dhe për më tepër, mirë apo keq.
Në këtë kontekst, juristi Mustafa Llani vjen me librin e tij më të ri “Etika ligjore në epokën digjitale”, i cili synon t’u ofrojë lexuesve një gamë të gjerë njohurish juridike mbi këtë fushë komplekse e ende pak të eksploruar.
“Ky është një libër që titullohet ‘Etika ligjore në epokën digjitale’. Kryesisht për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe sfidave që sjell për të drejtat themelore të njeriut, kam vendosur ta sjell këtë libër për të shpjeguar teorinë sa i përket etikës dhe aplikimeve në aspektet ligjore,” tha Mustafa.
Ky është botimi i tretë i juristit Llani. I apasionuar pas kibernetikës dhe Inteligjencës Artificiale, ai thekson se nuk do të ndalet me kaq, pasi kjo fushë është në zhvillim të vazhdueshëm dhe kërkon përditësim konstant të kuadrit ligjor.
Juristi Llani i ka bërë një nder të madh shkencave juridike shqiptare me botimin e këtij libri që shpresojmë të gjithë të jetë i suksesshëm dhe të gjejnë vendin e tij në treg.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje