Në Pogradec u shfaq Premiera e filmit ‘Vdekja le të presë’, e regjisorit Edmond Topi e cila, për të gjithë dashamirësit u shfaq mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Pogradecit, aty ku lindi dhe u xhirua pjesa më e madhe e filmit .
Pjesë e kastit të filmit, janë artistët ikonë si Reshat Arbana, Tinka Kurti, e ndjera Margarita Xhepa, Luftar Paja, Mehdi Malka, Zyliha Miloti etj. Publiku i shumtë e priti filmin mes duartrokitjeve.
Regjisori Edmond Topi shprehet se “pleqëria nuk është stacioni i fundit i njeriut për t’u larguar, por është një nga stacionet ku ai duhet të jetojë dhe të vazhdojë të kontribuojë në jetën e tij dhe jetën e shoqërisë”.
Mes emocionesh të shumta dhe me lot në sy, Zyliha Miloti thotë se filmi përmban skena shumë të forta dhe me ndjeshmëri të lartë. Ajo nuk i përmbajti dot emocionet pavërësisht se është një aktore e klasit të lartë
Aktorja, Zyliha Miloti shprehet se e emocionuar dhe e përlotur: “Është mrekulli. Një mrekulli që të paktën rinia duhet të shohë. Pashë edhe reagimin e spektatorëve, kishte momente shumë prekëse, skena shumë prekëse”.
Aktorja aq e dashur për publikun shqiptar, Ema Andrea, në rolin e ministres foli për emocionet e gjata në skenë. Gjithashtu rrëfeu edhe pak për rolin e fundit të Margarita Xhepës. Aktorja e “Një djalë dhe një vajzë “ e përmbylli me një falenderim.
“Më vjen mirë që kolosët e kinemasë morën duartrokitjet e merituara në Pogradec dhe kam kujtime të paqta me zonjën Margarita. Ka qenë i gjithë brezi i këtyre, i disiplinuar, janë shkollës për të punuar me ta. Lum kush e ka fatin të punojë pranë tyre”, tha aktorja Ema Andrea.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje