Gonxhja në Riad: Teknologjia do rrisë efikasitetin e artizanatit

12 Nëntor 2025, 11:14Kulturë TEMA
Gonxhja në Riad: Teknologjia do rrisë efikasitetin e artizanatit

Në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, Shqipëria ishte një ndër vendet e përzgjedhura për të folur, mes 160 vendesh pjesëmarrëse dhe u përfaqësua me dinjitet nga ministry për kulturën Blendi Gonxhja.

Ky është edicioni i 26-të i kësaj asambleje. Gjatë punimeve, njofton Ministria e Turizmit dhe Kulturës u vërejt se interesi për Shqipërinë është gjithnjë e më i madh, ku shumë përfaqësues e institucione shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me vendin tonë në fushën e turizmit, duke vlerësuar potencialet dhe risitë e zhvillimet e fundit por pa harruar dhe burimet natyrore të Shqipërisë, sidomos ato ujore.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në këtë asamble, foli mbi punën e bërë për përmirësimin e përvojës së vizitorit dhe zgjatjen e sezonit turistik, diversifikimin e ofertës turistike përtej zonave bregdetare duke fuqizuar zonat rurale dhe komunitetet locale, si Thethi apo Razma.

 Gjithashtu ministri Gonxhja foli për miratimin e Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë (GSTC) dhe krijimin e destinacioneve “inteligjente”, të përditësuara nga të dhëna në kohë reale për menaxhimin e fluksit të vizitorëve dhe mbrojtjen e burimeve, diçka shumë e rëndësishme kjo.

Një çështje e trajtuar me vëmendje të veçantë është ndikimi transformues i Inteligjencës Artificiale (IA) në turizmin global. IA mbështet kalimin nga “volumi i turizmit” në “turizmin cilësor” duke mundësuar menaxhimin e të dhënave, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, luftimin e informalitetit, zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar rritjen dhe optimizimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.

Ministri Gonxhja tha se, qytetarët, tashmë, shfrytëzojnë shërbimet publike përmes platformës “e-Albania”, e cila standardizon e garanton transparencën në institucionet qeveritare, qasje e cila forcohet më tej nga ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale – Diella, ministrja e parë në botë e IA, duke integruar të gjithë sektorët strategjikë, përfshirë turizmin.

Kreu i MTKS foli në Riad edhe për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përmes programeve të trajnimit për profesionistë të pazëvendësueshëm të mikpritjes, artizanët si dhe punonjësit e kulturës; duke siguruar nga ana tjetër teknologjinë si mjet për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe inovacionin brenda sektorit, duke digjitalizuar, automatizuar dhe kursyer në zhvillimin e eventeve të ndryshme. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje