LIBRI I DITËS: "Gjëra që ngjasin"- Një njeri me nivel mendor më pak të ndjeshëm se Marku do t'i jepej ndonjë dëshpërimi të thellë...

12 Nëntor 2025, 15:18Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Gjëra që ngjasin"- Një njeri me

SI NË ÇDO HISTORI SERIOZE, Marku nuk u kap dot nga organet policore, sepse realiteti i ofroi hapësira të mjaftueshme për krejt horizontin e konvertimeve. Ne e dimë se nuk i bishtnojmë dot fatit dhe se karakteri i njeriut ndryshon sipas rrethanave.

Një njeri me nivel mendor më pak të ndjeshëm se Marku do t'i jepej ndonjë dëshpërimi të thellë, por jo, ai ishte një prej atyre që, kur bëhej fjalë për të kapërdirë tekat e fatit, përdorte njëfarë stili. Besnik i jetës së virtytshme, me t'u larguar nga bujtina, ai u kujtua se me Kanun vetëm dy njerëz përjashtohen nga gjakmarrja, prifti dhe gruaja. Sado të ndryshëm, ata të dy kanë një pikë madhore të përbashkët, të cilën as vdekja s'e kapërcen dot, pikërisht lidhjen me hyjnoren.

Si masë preventive, para se të bëhej prift, ai vendosi të hynte në një manastir, njëfarë paradhome për larjen e shpirtit nga mëkatet. Në këtë rast edhe mund të thuhet me plot gojën se Marku i dha liri të plotë prirjes për mashtrim. Gjëra që ngjasin...

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Gjëra që ngjasin"

Shtëpia botuese: Mediaprint

Çmimi: 1.000 Lekë

1 Komente

  1. j
    joel shkodra

    Ky liber a ka autor apo eshte mister?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje