Çelet ekspozita "Range" në COD, i pranishëm dhe Rama (FOTOT)

12 Nëntor 2025, 21:59Kulturë TEMA
Çelet ekspozita "Range" në COD, i pranishëm dhe Rama

Mbrëmjen e sotme, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) çeli ekspozitën "Range" të artistit Richard Deacon, një nga skulptorët më të rëndësishëm bashkëkohor britanik.

Kontributi i tij vjen në COD me një përmbledhje e skulpturave dhe litografive të artistit të shfaqura për herë të parë për publikun, i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.

Prezenca e punëve të tij u ndje dhe u përqafua nga publiku, në praninë e Kryeministrit z. Edi Rama, përfaqësuesve të Ambasadës Britanike në Shqipëri dhe British Council, Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit, në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, që u dukën të relaksuar e të qetë.

Ju ftojmë ta vizitoni nga data 13 nëntor - 12 dhjetor 2025 këtë ekspozitë tërheqëse. A.K./TemA

Lini një Përgjigje