VIDEO/ “Trupi nuk është kurrë vetëm një fakt biologjik” — Antropologu Olsi Lelaj mbi raportin mes trupit dhe pushtetit

12 Nëntor 2025, 19:14Kulturë TEMA
VIDEO/ “Trupi nuk është kurrë vetëm një fakt

Na pëlqen ta shohim trupin si diçka private, biologjike, individuale dhe që na përket plotësisht neve. Por që nga momenti kur lindim, trupat tanë bëhen objekt interpretimi i botës që na rrethon. Para se të mësojmë të flasim apo të ecim, emërtohemi, përcaktohet gjinia dhe kategorizohemi. Pra, trupi hyn në shoqëri me kuptime të mbishkruara, të cilat vijnë nga feja, tradita apo pushteti. Nuk është kurrë thjesht dhe vetëm një fakt biologjik, por një tekst që të tjerë kanë nisur ta shruajnë shumë kohë para se ne vetë të mësojmë ta lexojmë atë.

I ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, antropologu Olsi Lelaj reflekton në lidhje me trupin si fakt biologjik por njëkohësisht edhe si fushëbetejë politike. Nisur nga antropologjia, fiolozofia dhe historia kulturore e Shqipërisë, Lelaj eksploron se si sistemet e pushtetit disiplinojnë, përligjin dhe komodifikojnë trupin njerëzor.

Libri i tij, “Mish dhe Kocka” është një studim që shtrihet përtej trupit si një objekt fizik i dukshëm, drejt studimit të mënyrave se si besimi dhe autoriteti marrin formë nën lëkurë.   

Në këtë episod, flasim për librin e tij, trupin njerëzor dhe se çfarë do të thotë të jetosh brenda një trupi që nuk është kurrë plotësisht i yti?