Filmi "Malet me blerim mbuluar" "fsheh" brenda vetes këtë të vërtetë

1 Tetor 2025, 23:19Kulturë TEMA
Filmi "Malet me blerim mbuluar" "fsheh" brenda vetes

Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, bëhet fjalë per Mesaret Ymerin. Veterania e Luftës
Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka.

Ajo ishte 90-vjeçare kur rrëfeu kohë më parë për ‘News24’ momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës. Sapo kishte braktisur bankat e gjimnazit në Gjirokastër për t’u veshur partizane. Në operacionin e qershorit ra në pritë nga gjermanët, u plagos rëndë me dy plumba një në këmbë, plumbi tjetër i dërrmoi krejt gojën, gjaku i kullonte deri tek këpucët.

“Kam qenë 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne.”

E pyetur për mënyrën si trajtohen veteranët sot, ajo ka rezervat e saj: “Qeveria të na ketë në vemendje sidomos për ne invalidët pasi ka mungesa të mëdha. Ne jemi invalidë na kanë lënë me seli në katin e 5 të pallatit”.

Por jeta si partizane nuk është e gjitha. Ajo e ka kaluar jetën e saj me një bashkëshort pilot, që jo rastësisht, zbulon ajo, ka qenë edhe piloti personal i Enver Hoxhës./a.m.

 

32 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Ne shkrim behet fjale per partizanen Lilo Labja, ne foto Mero Gelbaza na jep Timo Fllokon nje "Partizan" i perjetshem ne rolin e Kanan Tafilit dhe Mevlan Shanaj ne rolin e Nebi Surrelit qe shperndante qymyr druri shkoze apo dushk per te kamufluar pjeset e shtypshkronjes qe do i sherbente njesit gueril. Sa here te shkon mendja per ndonje Partizan ne mendje te shfaqet figura e Timo Fllokos me poture shajaku te qelbura, me dy automatik ne krah, me shume bomba ne brez qe ja u hiqte siguresen me dhembe, me nje kapele te shqyer por me yll dhe me surrat bishe qe trembte gjermanet ku i kosiste sikur te ishin fije bari per begeti.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

      Qenke nje kokerr trapi ti or byrazer, që nuk ka pordhë që të liron ty. Paske problem partizanët e Luftes Antifashiste. Të kesh problem se mbas vitit 1945 ne Shqipëri u vendos diktaturë komuniste, kjo është tepër logjike. Bindjet e mia te djathta bien ndesh me diktaturën qe vendosi Enveri. Perseri, e vleresoj realisht ate kohë deri ne vitin 1990. Me arritjet dhe deshtimet e saj. Por te flasësh si idiot per partizanët e thjeshtë që detdhen gjakun dhe janë jetën ne lufte me fashistët per ta vendosur Shqipërinë ne krahun e vendeve fitimtare mbi fashizmit, kjo është të jesh kokrra e pallës dhe idiotit. Ata njerez, te varfër, te mesëm, apo edhe te pasur, qe ju.bashkuan luftes kunder fashizmit, duhen respektuar dhe nderuar ne jetë të jeteve si heronj. Se çfare bëri Enveri dhe klika e tij mbas vitit 1945, kjo është çeshtje krejt tjetër, dhe kerkon analiza historianësh dhe ekonomistësh politikë profesioniste. Jo idiotë si puna jote.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        Sakte

        Përgjigjjuni
        1. j
          joel shkodra

          Derisa ne shkrim fflitet per Lilo Labin, gazetari duhej te kishte sjelle ndonje pamje te filmit me Lilo Labin dhe jo keta dy te tjeret.

          Përgjigjjuni
          1. I
            I Iexuar

            O" pirdhu.....se lirohesh" e kupton nivelin tend! Budalla I pashprese! . Mjere ata me te cilet jeton! Sepse budallai flete kur nuk I kerkohet! Flete se duhet thene ndonje gje! Keshtu thote shkenca e psikogjise kur duhet te zbulohen budallanjte!

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Shumë e drejtë

              Përgjigjjuni
            2. S
              Safa Ymeri

              Pse qeke me nerva mi kuçkë e vogël. Mos vallë qeke mërzit ngaqë ata të luftës harruan t’i merrnin leje bythëzës tënde bardhoshe kur dolën në mal? Apo je mërzitur nga cilësia e filmave me gjermanë e partizanë? Bëhu i zoti, gjej një studio xhirimi, se Kinostudion ta privatizuan pa pyetur për bythën tënde bardhoshe, gjej aktorët, gjej regjizor dhe ja u bë filmi tak fak. Tregoje sa i zoti je mor bythëtul. Përndryshe mëso të pjerdhësh me edukatë, kupton moj bythë?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mehmet Goxhaj..

                Je një qen birë qeni që nuk ke qën që të krahasohesh, o zagar.

                Përgjigjjuni
                1. Ça k…ke shkrujt o kastravec pa emer,jane pikerisht personazhet e filmit ne fjale,por ti qeke fyll qe do te japesh mend kur ske per vete.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    QytetStalinasi

                    Burri i sajë, pilot i klasit të parë, kolonel Babaçe FAIKU, ishte njeri i mrekullueshëm, ishte burrë fjale, i shte burrë nderi.

                    Përgjigjjuni
                  2. Çna shohin sitë

                    Piloti personal i Laverit? Jo, jo. Laveri nuku kishte aroplan.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      astriti

                      jeni yje ne cdo drejtim .perulemi para sakrificave dhe vepres tuaj .e deshet kete toke ,luftuat per te ,derdhet gjakun tuaj ne betejen me te keqen.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Deni

                        Perse nuk eshte treguar kurre nga rregjizori ky fakt?!?!?!?

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Daku

                          O gazetar rrumpalla: Nese eshte sot 90 vjec i bie te kete likdur ne 1935. Partizanja thote qe ne mishen 17 vjece la gjimnazin e doli ne mal(1944-17=1 927 te jete lindur. , pra na del qe kjo sot eshte 99 orr 100. Ke te besojme ty dellin gazetar ap partizanen

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kot

                            Nuk behet per sot intervista lexo me qarte thote disa vite me pare.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tani

                              E sakte Daku!

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Lymi

                              E vërteta që mbart brënda dhe përcjell te shikuesi ky film është shumë më e madhe se sa sakrifica e kësaj patriote shqiptare! Në pak minuta përreth sofrës së dasmës në shtëpinë e Safa. Ymerit mund të “lexosh” historinë e Shqipërisê. Aty janë ulur e mira dhe e keqja bashkë. Të ndershëm dhe të poshtër, sarahosh rakije dhe patriot. Të zgjuar dhe kokëtrash, trima dhe frikacakë!. Jo ashtu kotë Aliu në cilësinë e dollibashit e hedh Lame pijanecin te Ramizi. Ai është babà partizani dhe provokimin për tu pirë me raki e bërë qef e kalon më shumë zgjuarësi. Një fshatar i varfër na jep një leksiob të rrallë: Në kohë të turbulla mbaheni mendjen të kthjellët

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                dikur

                                Në vazhdim të komentit tuaj , I ftoj të gjithë t'a rishikojnë atë film për të zbuluar detaje të jetës në Shqipërinë e asaj kohe të gdhendura me mjeshtri nga autorët e filmit. Ai film ka shumë realizëm dhe shumë pak propagandë politike . Rreth sofrës së dasmës çfaqen zakonet e në atë zonë të Shqipërisë, Mikpritja , (Safai I hap derën njerëzve të pa njohur) . Ata janë të rinj , të armatosur , të nxituar, Në një batutë Safai I thotë partizanit që e rëndon me fjalë " Të kam mik në shtëpinë time, pa dinja unë se si përgjigjesha " Këshillës se z.Ali "Mos I mbaj në shtëpi se këta janë të jashtëligjshëm dhe se gjermani nuk do pyes si e qysh por do të djegë shtëpinë, nesër kut t'a marë vesh." Safai I përgjigjet se nuk e bën dot. Një tjetër skenë paraqitur me vërtetësi është ajo e ballistit Ali ma partizanin . Shqiptarët që luftonin ma ballin ishin trima sa edhe të tjerët. Partizani I mori koburen Aliut dhe I tha mos lëviz se do të qëlloj. Qëllo i tha Aliu Qëllo në je burrë , Një herë vdes njeriu . Dhe u largua . Bindja ndaj etërve , e qëlloi me shuplakë ditën e dasmës , dhe djali nuk I ktheu fjalë. Kjo tablo është goxha realiste .

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cinxo

                                  Mua me pelqen shume dialogu midis babait dhe te birit pas shuplakes : - Nuk me the kurre nje fjale te mire . i thote i biri . - As mua im ate the Safai (Kadri Roshi) dhe u zhyt ne mendime, duke te dhene te kuptosh qe e pranon gabimin brenda vehtes, po tradita familjare here here eshte me e forte se logjika. Per te qene 100% i sinqerte, mua personalisht ky dialog me ka bere te ndryshoj qendrim karshi femijeve. Ti pergezoj dhe inkurajoj per arritjet e tyre, po aq sa dhe i kritikoj kur bejne gabime.

                                  Përgjigjjuni
                              2. L
                                Luani

                                Nderimi dhe respekti ndaj heronjeve eshte abc e cdo kombi , ..!!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lexues

                                  Lavdi te perjetshme luftes se popullit shqiptar kunder fashizmit. Ne çdo vend te Europes, ishin me fisniket ata qe rroken armet kunder fashizmit. Sot jane me idiotet e shpirtzinjte ata qe llapin kunder kesaj lufte.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Asim

                                    E kam ndjekur zonjen Mesarete edhe ne nje dokumentar te Digitalb per Luften e Dyte. Nje zonje jo vetem trime, por edhe e artikuluar dhe edukuar. Me ka bere shume pershtypje qetesia me te cilen fliste dhe saktesia ne ato qe thoshte. Respekte per ate brez

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ?
                                      ???

                                      Mero,sa je paguar për këtë gënjeshtër?Ngjarja është krejt ndryshe,e Madhja Roza Anagnosti e di shumë mirë të vërtetën Nderim dhe respekt Dhimitër Anagnostit për gjithçka dha në kinematografi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Ç'na gjeti me debilët

                                        Ato tre pikepyetje, i ke në vend te trurit? Edhe kur të vdesësh si pikepyetje ke per te perfunduar. Ça shet pordhë këtu sikur di gjera. Ne qoftë se e di, shkruaje këtu. Na bën misteriozin si gallof.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lali

                                          ne 1944 kjo zonja ka qene 9 vjec se kuptoj si ka shkuar partizane. aman si nuk u vjen turp qe genjeni, kam vellain 97 vjec dhe me tregon qe nuk me moren partizan se isha i vogel !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. "
                                            "..."

                                            Ore, dini të lexoni e kuptoni ju? Ishte 90 vjeç, kur e rrëfeu historinë..., thotë shkrimi, bëhet fjalë për rreth 20 vjet më parë, or ti Lali, që e ke vëllanë 97 vjeç. Apo jeni "Peçi kondra", si i thonë andej nga Korça.

                                            Përgjigjjuni
                                        2. S
                                          SOKRATI

                                          Mesarete Ymeri është një dëshmitare e gjallë dhe intervista, dëshimtë e saj janë më shumë se filmi "Malet me blerim mbuluar"! Kontributi i atij brezi luftëtarësh për liri është i jashtëzakonshëm, prandaj meritojnë nderim, respekt dhe mirënjohje. Kemi patur koleg një student ushtarak me mbiemrin Ymeri nga zemra e Labërisë. Ishte student model, i vullnetshëm, i suksesshëm, korrekt, i thjeshtë dhe i dashur. Nga leximi i këtij shkrimi sot, mendoj se Aguri i dashur është nga fisi apo i afërm me Mesaret Ymerin...Nderim për dëshmorët, heronjtë dhe veteranët e LANÇ! Të djathtët e sotëm janë zorraxhinjtë e djeshëm, bashkëpunëtorë me pushtuesit nazisto-fashistë, një amalgamë qelbësirash, që veç të zeza i kanë bërë këtij vendi dhe këtij populli. Shikoni sot si dridhen e përdridhen dhe s'janë në gjëndje të nxjerrin një kandidat për kryetar bashkie! Janë vetëm për të ngrënë milionat, që u jep Kuvendi dhe të ndezin tym, flakë e dëngla kudo, që shfaqen, duke nxitur tension, përçarje, destabilitet dhe krime. Prapë do të dëgjojmë këngën e vjetër, që është bërë refren: Na i vodhën votat, na i vodhën!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Rambo

                                            Respekte o Sokrat per komentin.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              SOKRATI

                                              Nderime, Rambo i dashur!

                                              Përgjigjjuni
                                            2. 1
                                              123

                                              pra qenka babace faiku (ymeri ) piloti Enverit

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Andi

                                                Ish partizania jep nje informacion te sakte, por e manipulon. Piloti i avionit qeveritar (thote se ishte i Enverit) ishte Babace Faiku, nje as pilotimi. Ai nuk u martua me personazhin, prej se ciles u mor shembulli i figures se Lilo labes. I martua me tjeter njeri. Babacja ishte vjehrri i aktorit me mbiemrin Qesari. Vlonjat te dy. Partizania ishte Ervehe Gorishti, vlonjate edhe ajo. Ne Vlore kjo histiri njihet. Une kam njohur edhe Ervehen, edhe Babacen. Kjo eshte historia e vertete...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 6
                                                  6-kateshi

                                                  Babaçja ishte mit ne Vlore. Njera nga vajzat e tij martuar me Andon Qesarin dhe vajza tjeter mesuese Manushaqja e martuar me piktorin Skender Milori, te dyja banonin tek 6-kateshi derisa u trasferuan ne Tirane, vajza te mrekullueshme veçanerisht Manushaqja, mesuesja ime...dhe kjo eshte aresyeja qe komentova sepse nuk komentoj kurre.

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje