Liza Laska lindi në qytetin e Vlorës më 6 shkurt 1926.
Më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më vitin 1962.
Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës.

Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër.
Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe pësojnë halle e humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre të rënë për liri, po kështu, gra të vuajtura e fatkeqe, që durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë apo me liri të kufizuar: gra të emancipuara apo nëna e gjyshe të dashura.

Në shfaqjet: “Fundosja e skuadrës”, “Sinjali i kuq”, “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Fytyra e dytë”, “Jatagani”, “Familja e peshkatarit”, “Luani i shtëpisë”, “Rruga Budi 723”, “Nëntori i flamurit”, “Sakrifica” etj.

Loja e saj shquhej për vërtetësi, realizëm të thellë, forcë e pështjellim emocional, për dramacitet e tragjizëm; herë-herë ajo përshkohej edhe nga tonet lirike e poetike, ku binin në sy finesa e sjelljeve dhe brishtësia e ndjenjave.

Krahas roleve në teatër, Laska ka interpretuar edhe 13 role të ndryshme në kinematografi si; nëna te “Shtigje lufte” (1974), Mara te “Dimri i fundit” (1976), me të cilin ka fituar “Medaljonin e Festivalit”, pastruesja te “Lulëkuqe mbi mur” (1976).
Po ashtu nëna e Belulit te “Guna mbi tela” (1977), Evgjenia te “Në prag të lirisë” (1981), nëna te “Vendimi” (1984), hallë Sofia te “Gurët e shtëpisë sime” (1985), shoqja e Bonit te “Vdekja e burrit”(1992) etj. Mban titullin “Artiste e Merituar”.
U nda nga jeta më 31 gusht 2014.

...... vazhdoni e bjerini legenit te realizmit socialistt...... dhe me nje surrat te nje mashkulli te shemtuar...
Turp të shash një grua zonjë që për të edukuar këta njerëz injorant si puna e këtij “or taj” u përpoq gjithë jetën. Po sigurisht për ty idiot ka vlerë emisioni “Përputhen”, “Big Brother” etj etj. Ju jeni llumi i këtij vendi. Nuk ka nevojë ta vlerësosh ti që nuk i di kuptimin e tog fjalëshit “realizmi socialist”, atë zonjë e ka vlerësuar populli. A na tregon për çfarë vlerësohesh ti?