Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, në fazën e redaktimit letrar dhe korrektimit gjuhësor

6 Shkurt 2025, 12:47Kulturë TEMA
Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, në fazën e redaktimit letrar dhe

Në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u mblodh sot grupi i redaktorëve letrarë dhe korrektorëve gjuhësorë të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe.

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë bëri me dije se procesi ka hyrë në fazën e përfundimit e veprës, çka nënkupton që krahas mbylljes së hartimit, redaktimit shkencor, plotësimeve, saktësimeve dhe verifikimeve brenda lëndës së hartuar, ka filluar puna për redaktimin letrar dhe korrektimin gjuhësor të saj.

Në takim u fol hollësisht për kriteret dhe unifikimin e teknikave dhe të paraqitjes leksikografike të veprës, krahas redaktimit gjuhësor që kërkon një vepër e nivelit akademik.

Në takim morën pjesë: akad. prof. dr. Valter Memisha (bashkëdrejtues, zëvendëskryeredaktor), prof. as. dr. Anila Kananaj (koordinatore, hartuese), prof. as. dr. Teuta Toska (hartuese, redaktore gjuhësore), prof. as. dr. Rozana Rushiti (hartuese, redaktore gjuhësore), dr. Resul Telhaj (hartues, redaktor gjuhësor), dr. Olger Brame (hartues, redaktor gjuhësor) dhe dr. Engjëllushe Karaj (hartuese, redaktore gjuhësore), të cilët ranë dakord që takimi i radhës të bëhet mbas tri javësh./atsh/

6 Komente

  1. m
    mireli

    aman ate fjalen evrope behni si duhet.... EUROPE, se na e shpifen fikogreket me evrope

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdogan

      Jo "Filo-Greket o mireli po Greket e Vorio Epirit te Pirros dhe Jeorgios Kastriotis. Greket e kane pjese te Istorise (history "shqip") dhe Mithollogjise Termin Evropi qe greqisht ka kuptimin Pamje apo Opinion i Gjere. Evropi sipas tyre ishte e Motra e babait te Ilyrios Kadhmos mbretit te Thives afer Athines. Ata qe e kane de-formuar ne Europe jane barbare dhe si te tille (nje prej tyre je dhe ty) kane zili Ata qe kane themeluar Dhimokratine (democracy "shqip"),Theatron,Muziken,Mrekullite e Botes,Arithmitiqine (Aritmetike "shqip"),Alfa-Betan etj. Vetem titullin e ketij Artikulli (Title of Article) nuk ka fjale Arnaute. Fjala Faze eshte kopje e anglishtes nga fase. Redactim po ashtu nga Redaction. Letrar po ashtu nga letter. Korrektim po ashtu nga Correct. Gjuhesor nga greqishtja Glosa (Gluhe). Eshte turp qe ky popull po perdoret per interesat e Fuqive te Medha kunder historise dhe Identitetit te Tij te Lashte duke u paraqitur si nje vend Islamik qe historine e tij e ka te shkruar pas Pushyimit te Kostantinopolit nga Osmanet!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        po termi nuk perkthehet/sqarohet ne gerqit o pushto... Niko Stilo ka nje shpjegim interesant per ju graqirat

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Za...

        Zoteria juaj Erdogan, Arsyetimi juaj eshte i pathemelte: sepse i bie qe Italia, Franca, Spanja, Rumania, Portugalia dhe deri diku Anglia, te bashkohen ne nje shtet meqë gjuhet e tyre janë mbi 90% me prejardhje latine...

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Za...

          Pasha Zotin, Po fjalët intimidoj, bullizoj etj do t'i fusni ne fjalor... Gjuha shqipe ka nevojë per nje dinamike rritjeje te vrullshme me mjetet e brendshme te saj, çfarë gjykoj se eshte plotësisht e mundur por dhe sfide... Pa sfida, s'ka kuptim jeta... PSH, pse heterot e duan te ngushtë atë placken e bekuar, sepse perben sfide...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arsimtari

            Shqiptaret me padurim po e presin kete Fjalor te Gjuhes Shqipa,te ri!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje