FOTOgaleri/ Shën Valentini “vesh” me të kuqe kryeqytetin, ja dhuratat e personalizuara

15 Shkurt 2025, 08:30Kulturë TEMA
FOTOgaleri/ Shën Valentini “vesh” me të kuqe kryeqytetin,

Festa e të dashuruarve solli atmosferë në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit ku çifteve iu “dhurua” një dekor i dedikuar në sheshin “Europa” në qendër të Tiranës.

Instalacioni me temën e dashurisë, me zemrat e kuqe dhe romantike, mblodhi qytetarë të shumtë që e shfrytëzuan për të pasur një foto kujtim nga kjo ditë.

Fotografët e ATSH-së sjellin momente nga kjo festë në kryeqytet, ndërsa edhe këtë vit, parku i liqenit mblodhi më së shumti qytetarë, kryesisht çifte të reja por edhe të martuar e me fëmijë.

Me rastin e Ditës së Shën Valentinit në park u zhvillua edhe një aktivitet i veçantë nga DPSHTRR, që “lehtësoi” përzgjedhjen e dhuratës për të dashuruarit.

Kështu, në një instalacion të vendosur në park, punishtja e targave suvenir ofroi mundësinë për të gjithë të dashuruarit të krijojnë një dhuratë të personalizuar.

Po ashtu, ata patën mundësi të zbulojnë edhe produkte të tjera unike nga Retro Shop, të krijuara posaçërisht për këtë ditë speciale.

Instalacion për Shën Valentinin u ofrua edhe në Pedonalen e Tiranës, ku po ashtu të dashuruarit patën mundësi të zgjedhin dhurata të personalizuara.

Dita e Shën Valentinit u ofron të dashuruarve shumë mënyra për të shprehur emocionet ndërsa disa njerëz ftojnë të dashurit e tyre për një darkë romantike në një restorant ndërsa të tjerët mund të zgjedhin këtë ditë për t’i propozuar për martesë.

Shumë njerëz u japin partnerëve ose admiruesve të tyre buqeta me lule, kartolina urimi, çokollata, bizhuteri, por shumica dhurojnë lule.

Shën Valentini u bë mbrojtës i të dashuruarve pasi celebroi një martesë mes një legjionari pagan dhe një vajze të krishterë. Thuhet se dëgjoi një çift të rinjsh duke u grindur dhe u dha të shtrëngonin në dorë një trëndafil, por duke u përpjekur të mos shpoheshin nga gjembat. Pas kësaj, të rinjtë i kërkuan që Ipeshkv Valentini t’i lidhte në martesë./ATSH/

2 Komente

  1. S
    SHEN NOVRUZI

    ALLAH EKBER AMIN,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPAK -Banda e Rama hajdutit

      Lali Eri i qante keto pregatitje festash . Kishte fantazi per keto gjera

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje