Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) bëri me dije se një monument tjetër do i nënshtrohet ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese.
Bëhet fjalë për Manastirin e Ardenicës, i cili ndodhet në kodrën e fshatit Kolonjë të rrethit të Lushnjës, mes një pylli me pisha dhe selvi. Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks.
Ky monument përbëhet nga Kisha e Shën Mërisë, Kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri vajit, furra, stalla, etj.
Në qendër të tij ndodhet kisha “Lindja e Shën Mërisë”, e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apolonia dhe gurë shtufi.
Punimet do të kryhen kryesisht në konakët e Manastirit ndërsa do të ketë ndërhyrje konsoliduese në strukturën murale, restaurim i dyshemesë, pastrim i fugave përgjatë perimetrit të kishës, restaurim-trajtim i strukturës drusore, pastrim i fasadës nga patina biologjike, F.V. dyer dhe dritare, etj.
Manastiri i Ardenicës “Lindja e Hyjlindjes’’ mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të Myzeqesë, ku ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike të kësaj krahine: bujqësisë.
Manastiri i Ardenicës i përket periudhës bizantine por formën përfundimtare e ka marrë gjatë shekullit të XVIII.
Nga momenti i themelimit të tij, manastiri ka pasur një rol kyç në zhvillimin e identitetit fetar dhe kulturor të popullatës shqiptare.
Përmes pasurisë së tij trashëgimore, ai thërret të gjithë ata që janë të interesuar të zbulojnë rrënjët dhe thellësinë e kësaj toke, ku historia dhe besimi lidhen për të formuar një peizazh të pashembullt shpirtëror.
Mos e ka blere gje Kadri Morina edhe kete?!
Po ai Iskanderi pse u martu ketu m'shen Mrine orthodhoxe e jo ne nje San Maria katholike kur ishte "katholik" ....sipas turkut Xhufi!?
BRAVO ORTHODHOKSET ,,E BESIMIT GREK ORTHODHOKS BIZANTIN ,QE RUAJNE AKOMA KETE TRASHEGIMI TE MADHE KULTURORE TE TYREN ,,,,,,PA NE MYSLYMANET SUNIT DHE SHIIT KEMI TRASHEGIMI TON KULTURORE ,ME XHAMIT DHE TEQET TURKO OSMANE ,,,