"Galeria që i ka munguar të gjithëve", hap dyert për të apasionuarit pas fotografisë sociale

6 Shtator 2024, 16:48Kulturë TEMA

"Galeria që i ka munguar të gjithëve", hap dyert

Galeria e artit bashkëkohor në Tiranë nga Fondacioni Mane, ka hapur dyert për ekspozitën “Poezi Vizuale mbi Fotografinë Sociale”, për të mirëpritur vizitorët deri më 10 tetor.

Ekspozita ofron një larmishmëri imazhesh që dokumentojnë luftën ndaj padrejtësive shoqërore, duke bërë bashkë emra të njohur ndërkombëtarë si Paul Lowe, Fabrizio Bellomo, Seamus Murphy & P.J. Harvey, me fotografë shqiptarë si Burim Myftiu dhe Bevis Fusha.

Elton Koritari, kuratori i ekspozitës, vlerësoi se pas të dukshmes fshihet një punë e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se “GOCAT” është galeria që i ka munguar të gjithëve.

“Jo vetëm për qytetin, por për të gjithë rajonin tonë…dhe është në fund të fundit një mundësi e mirë sepse ekspozita të tilla janë ekspozita për muzetë më të mira në botë dhe ne i dimë kostot e biletave”, - tha kuratori Koritari.

“GOCAT” ofron mundësi falas nga Fondacioni Mane për të gjitha ata që dëshirojnë të shprehin, zbulojnë dhe shijojnë artin në një ambient inspirues.

 

Lini një Përgjigje