Zëvendëssekretari i Shtetit për Politikat e Mbrojtjes së Hungarisë, Laszlo Hajnik, zhvilloi një vizitë të veçantë në Muzeun e Forcave të Armatosura.
Qendra Kulturore e Forcave te Armatosura e vlerësoi këtë vizitë si një moment të veçantë edhe në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve tona, si dhe një ngjarje e rëndësishme në kuadër të Javës Kulturore Hungareze.
Gjatë vizitës së tij, Laszlo Hajnik pati mundësinë të shikonte nga afër ekspozitat e muzeut të ri që përfshin dhe ruan me shumë përkujdes histori të rëndësishme të Forcës së Armatosur.
I vendosur vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës, në një hapësirë të dedikuar për ruajtjen dhe promovimin e koleksioneve dhe historisë së ushtrisë shqiptare, Muzeu i Forcave të Armatosura është tashmë një destinacion turistik për vizitorët vendas e të huaj.
Ai konsiderohet po ashtu dhe një pikë referimi për të gjithë koleksionistët e apasionuar pas armatimeve, mjeteve dhe pajisjeve ushtarake. /atsh/
Lini një Përgjigje