Gazetari Kristo Mërtiri nderohet me titullin e lartë, shkruan prej 50 vitesh për LANÇ

8 Dhjetor 2023, 14:27Kulturë TEMA

Gazetari Kristo Mërtiri nderohet me titullin e lartë, shkruan prej 50

Kristo Mërtiri, një nga gazetarët profesionist që prej gjysmë shekulli nuk rresht së shkruari për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dëshmorët, veteranët e saj dhe pasardhësit, është nderuar nga Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ me titullin e lartë “Nderi i Organizatës”.

Ceremonia e veçantë e organizuar dje, më 6 Dhjetor 2023 në Tiranë, ka bërë bashkë disa nga figurat më të larta dhe anëtarët e kësaj organizate, të cilët kanë vlerësuar kontributin e Kristo Mërtirit në shtypin e shkruar, në lartësimin e veprimtarisë së LANÇ dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ “Nderi i Kombit”, i ka dhënë titullin e lartë “Nderi i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ” gazetarit që prej 50 vitesh shkruan për veprimtarinë e lëvizjes së LANÇ.

“Për kontributin e veçantë që keni dhënë e jepni si Pasardhës i Veteranit në OVL të LANÇ në njësinë administrative nr.2, mbroni me shumë pasion vlerat madhore të LANÇ, duke përdorur talentin si gazetar në faqet e shtypit publik.

Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ, ka besimin e patundur, se edhe në të ardhmen, ju do të mbroni e transmetoni vlerat e Lavdishme të LANÇ tek brezat e rinj, ato vlera që janë mëshiruar më së miri, në kontributin që keni dhënë ju dhe familja juaj në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare”, është motivacioni i nderimit.

Një nderim i veçantë për gazetarin, por edhe për vetë Organizatën e LANÇ, sepse Kristo Mërtiri mban dhe ka lartësuar emrin e gjyshit të tij “Dëshmor i Atdheut”, Kristo Sotir Mërtiri.

Biri i fshatit Peshtan në Tepelenë u ekzekutua nga nazistët buzë lumit Vjosa dhe u hodh në greminë, në vendin ku tashmë është ngritur memoriali i përjetësisë që ju flet brezave për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Pena e nipit të tij, Kristo Mërtiri ka shkruar me mijëra artikuj në faqet e shtypit këto 50 vite për vlerat madhore të LANÇ, dëshmorët që e deshën Shqipërinë e lirë më shumë se veten, veteranët dhe pasardhësit e tyre, një prej të cilëve është dhe vetë gazetari.

Nderimi i Kryesisë së LANÇ me titullin e lartë
Nderimi i Kryesisë së LANÇ me titullin e lartë “Nderi i Organizatës”
Nderimi i Kryesisë së LANÇ me titullin e lartë
Nderimi i Kryesisë së LANÇ me titullin e lartë “Nderi i Organizatës”

4 Komente

  1. B
    Bubeqi

    Me tituj te tille nderi si ky i veteraneve une nuk fshi as bythen po ky Kristo Mertiri vdes sepse duke qene vete I pa afte menderisht e ndjente veten inferior si gazetar ndaj kolegeve. Meqe Mero çorapja e ka nga Peshtani dhe e ka bere veteran kete qyqar.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edhe pasqyra tmerrohet nga ju !

      Bubeqi, mos i turpero çamet ne se je i tille nga emri! Por qe je nje paçavure nga ato te Nartes Vlore, dukesh nga shprehjet; ndoshta te ka mesuar babai me mamne. Sa banale jeni bere pas ferres! Dhe merrni te njejten monedhe qe jepni. Ndyresisre e qelbur .

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mitro

      Doli veteran dhe ky idioti i Peshtanit Kristo Mertiri turi shtrembeti qe jargavitet si jevgjit. Tani mis mbete njeri pa mare as edhe magjaret e Zhaboves...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malshoviti

        Nje pis qe vidhet me dy pseudonyme bubeqi dhe mitro sa ka dal nga haleja do te qelb dynjane. Hani zuko, Pena e kristos u ka bere hakaret. Shendet o kristo dhe Pena lis me dege

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje