''I lumtur që e di çfarë thonë pas vdekjes time'', deklarata e ndjerë e Mirush Kabashit

5 Dhjetor 2023, 12:57Kulturë TemA

''I lumtur që e di çfarë thonë pas vdekjes

Në qershor të vitit 2021, në media qarkulloi një lajm se Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë. Aktori i madh i skenës shqiptare gëzonte shëndet të plotë dhe deklaroi se lajmin e mori me sportivitet.

Sot, më 5 dhjetor kur arti është vërtetë në zi për humbjen e madhe të Kabashit, Arbana Osmani ka kujtuar fjalët e këtij të fundit, i ftuar në Festivalin e Këngës.


Kabashi tha se nuk e dinte nëse lajmi që u shpërnda ishte i qëllimshëm, ose keqkuptim, por ishte i lumtur që mësoi se çfarë thonë njerëzit pas vdekjes së tij.

“Nuk e di nëse është bërë qëllimisht, gabimisht apo ka qenë lapsus, por e vërteta është kjo, që unë pata kënaqësinë të provoj çfarë kam lënë pas.

Kam përjetuar një kënaqësi sepse kam konstatuar se ajo që do të lë pas është pasuria më e madhe,” – u shpreh Kabashi.

 

1 Komente

  1. J
    Josifi

    Një në 1000 vjet lindin aktorë dhe qytetarë si i madhi Mirush Kabashi në Shqiptari.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje