“E donte shumë jetën. Deri në fund e deshti shumë!” Kështu do e kujtojë vajza e tij aktorin e njohur Mirush Kabashi.
Në një intervistë për Report Tv, Mendi Kabashi tregon përkushtimin e të atit për skenën e shenjtë dhe publikun
“Publikun e donte me gjithë zemër. I vlerësonte shumë njerëzit dhe iu dha 100% artit. Madje kishim dhe debate për këtë. Sidomos pas sëmundjes për 5 vite që e luftoi shumë fort, vijonte të dilte në skenë.
Mirushi nuk ka dashur kurrë të bëhet bajat. Përzgjidhte skenat ku do të intepretonte me parimet e vlerat e tij. Një njeri që do na mungojë të gjithëve, na ka lënë pasuri të madhe”.
Si ishte Mirush Kabashi si baba?
“Mirushi nuk ishte i kafeneve as i lokaleve. Ishte me Lolën (bashkëshorten) përkrah duke bërë ecje. Qeshte me sy e fliste me zemër. “Mësonte dhe na mësonte. Ishte i hapur për biseda. Unë e kam pasur shumë shok e baba. Do më mungojnë pafundësisht bisedat e tij. Të dëgjonte. Njerëzit sot kanë harruar të dëgjojnë’ tha Mendi Kabashi.
Sot në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet për aktorin e njohur Mirush Kabashi, i cili u shua dje në moshën 75-vjeçar
Nje artist dhe baba shembullor: Mirushi nuk ka ikur, do te jetoje ne breza midis nesh!
I madh ishe plako o gagaci i koncertit 1936,o brushi durresit porte ku i ktheve borxhin spahiut,do ngelesh bishte qeni I the besos ,haa haa,dhe tek apologjia e sokratit isheeeee Nonaaaaaaa,e se harrova makun,se pime nje kafe ne kete jete ,takohemi ne ate jete ku do shkojme te gjithe o mirushi I shqiperise,thjeshte e dashuroj artin tende o I miri nones faleminderit,xaxi sose cela ,ose Alfred islamaj , qofshe I parajses plako,ha I maaaadhhh
Artist i paharruar per publikun shqiptar qe ka patur fatin ta shikonte dhe degjonte kete korife te gjuhes arberore. I perjetshem qofte kujtimi i tij dhe ngushellime familjes.