Gonxhja: Më shumë se 16 mijë vizitorë në Apoloni nga janari në prill

14 Maj 2025, 14:40Kulturë TEMA
Gonxhja: Më shumë se 16 mijë vizitorë në Apoloni nga

Parku Arkeologjik i Apolonisë ka pritur 16525 vizitorë, vendas e të huaj, gjatë periudhës janar-prill 2025. Shifra u publikua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale.

Kjo periudhë kohore ka shënuar rritje vizitueshmërie në të gjitha monumentet e kulturës në vend dhe qyteti antik i Apolonisë është ndër më të vizituarit për trashëgiminë e tij të pasur historike dhe kulturore.

Parku Arkeologjik i Apolonisë ndodhet në jugperëndim të Fierit. Historia e Apolonisë është e ndërlikuar dhe interesante, dhe vizitorët kanë shumë për të kuptuar dhe eksploruar në këtë vend të mrekullueshëm.

Apolonia e Fierit është një nga sitet më të mëdhenj në vend, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

Arkeologët e quajnë Apoloninë “Pompei i Shqipërisë”, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

/atsh/

3 Komente

  1. N
    Na myten

    Jepe me konçension tani. Bythqir!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje Turist

      Pershendetje Zoti Minister, Ju lutem, KUR do hapet Muzeu Kombetar ne Tirane? Nuk ka kuptim asnje lajm per Muzeumet e tjera, per sa kohe mbahet i mbyllur Muzeu Kombetar.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kruje

        Gonxhja ky derdimen i perkedhelur nga bandat kriminale

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje