Hapet zyrtarisht Muzeu ‘Nënë Tereza’ në Prizren, ekspozohen dokumente e fotografi që pasqyrojnë humanizmin e Shën Nënë Terezës (FOTOT)

17 Shkurt 2025, 20:11Kulturë TEMA
Hapet zyrtarisht Muzeu ‘Nënë Tereza’ në Prizren,

Në një atmosferë solemne dhe me pjesëmarrje të përfaqësuesve institucionalë e personaliteteve të shquara, sot në Prizren u hap zyrtarisht Muzeu “Nënë Tereza”, e cila ngjarje u zhvillua në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë kësaj dite një domethënie të veçantë.

Muzeu, i cili i dedikohet jetës dhe veprës së shenjtores shqiptare, përmban dokumente dhe fotografi që pasqyrojnë humanizmin dhe përkushtimin e Nënë Terezës ndaj njerëzimit, që si institucion kulturor synon të jetë një qendër inspirimi dhe reflektimi për brezat e ardhshëm.

“Përurimi i Muzeut “Nënë Tereza” përforcon identitetin kulturor dhe historik të Prizrenit, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme për studiuesit, turistët dhe admiruesit e figurës së saj madhështore”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Prizrenit.

1 Komente

  1. Çvajg

    Po shoh qe paskeni mare me vete edhe nje kurvice plake si profesoren e leshit Edit Xhajana nje spekullante dhe mashtrese ne nivelin superhajdute kur ishte shefe e madhe bashke me norin e saj Asllanin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje