Shkodër/ Dita e parë e karnevaleve kalon hareshëm (FOTOT)

17 Shkurt 2025, 15:10Kulturë TEMA
Shkodër/ Dita e parë e karnevaleve kalon hareshëm (FOTOT)

"Karnavalet e Shkodrës kanë startuar, duke sjellë një javë të mbushur me ngjyra, muzikë dhe emocione!

Atmosfera festive ka nisur me interpretimet e shkollave të qytetit, ku fëmijët, të shndërruar në personazhe të ndryshme, kanë dhuruar spektakël dhe gëzim në rrugët e Shkodrës.

Parada madhështore, koncerte dhe performanca artistike do të shoqërojnë qytetin për shtatë ditë, duke ruajtur një traditë të pasur kulturore dhe duke e kthyer Shkodrën në një destinacion të vërtetë festash!" - shkruan Bashkia Shkodër në rrjetet sociale.

Pjesëmarrja në këtë ditë të parë të Karnevaleve ka qenë e hareshme dhe kostumet të goditura. Të vegjlit me koncertet e maskat e tyre e bënë më të gëzueshme festën. A.K./TemA

Lini një Përgjigje