Shkodra nga kjo e hënë e shtatë ditë me rradhe do të jetë ndryshe.
Jo vetëm festë, por edhe maskat e shumta do të mbushin rrugët në karnavalet e qytetit.
Sipas drejtores së Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, Sara Smaja, paradat me butaforitë do të jenë kulmi i spektaklit të karnavaleve.
‘’Çdo ditë do të ketë shfaqje të tilla tek sheshi në Pedonale. Këtë vit bëhet edhe parada e madhe pasdite’’.
Dita e parë ka nisur me interpretimet e shkollave të qytetit, ku fëmijët kanë përgatitur programe të veçanta enkas për këtë festë.
Për 7 ditë me radhë, Shkodra do të jetë epiqendra e paradave, koncerteve dhe performancave artistike, ku krijimtaria dhe butaforia do të jenë në qendër të vëmendjes.
Shkodra ka qene qender e intelligences me mire shqiptare tanis eshte kthyer karnavaleve se vetem karagjozet kane ngelur ate per fat keq