Autoriteti i Dosjeve uron pavarësinë e Kosovës...

17 Shkurt 2025, 16:26Kulturë TEMA
Autoriteti i Dosjeve uron pavarësinë e Kosovës...

Sot më 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, festojmë jo vetëm një ngjarje historike, por edhe një simbol të forcës dhe qëndresës së popullit tone. Nderojmë ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë që gëzojmë.

"Kur një popull pret diçka, kjo do të thotë se në thellësi të tij ai e mbrun atë që pret. Edhe sot e kësaj dite, Jugosllavia vazhdon të mos e marrë parasysh një nga kërkesat themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara: të drejtat njerëzore.

Për më tepër, ajo mohon të drejtën për informim, ndonëse e propagandon me të madhe. Natyrisht, për këtë shpërfillje, ajo ka arsyet e veta të forta. Brenda kufijve të saj bashkëjetojnë disa kombe dhe kombësi, interesat e të cilëve nuk përputhen me ato të Federatës Jugosllave, të cilën e mbajnë në këmbë kryesisht serbët hegjemonistë.

Njohja dhe respektimi i të drejtave të garantuara nga Karta e OKB-së do të ekspozonte politikën e hegjemonizmit serb dhe do të përshpejtonte procesin e shpërbërjes së Federatës Jugosllave, e cila përbëhet nga gjashtë republika dhe dy krahina të ashtuquajtura autonome."
Shkruante Gërvalla në nje dokument që është pjesë dosjen e fashikullit për të që ndodhet ne arkivin e Ish-Sigurimit.

Kjo zonjë është Suzana Gërvalla, bashkëshortja e Jusuf Gërvallës – politikan, shkrimtar, muzikant dhe themelues i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në vitet ’80. Ai u vra nga ish-shërbimi sekret jugosllav, një natë me shi në Shtutgart të Gjermanisë. Znj. Suzana u njoh me dokumentet që ish-Sigurimi i Shtetit kishte grumbulluar për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në Shqipëri, si dhe mbi aktivitetin e tij politik në Kosovë dhe Gjermani gjatë viteve ’80.

Më 17 janar të vitit 1982 Kadri, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, vdesin në vendin e ngjarjes, Jusufi më vonë. Këto të dhëna janë të dokumentuara edhe në arkivat e ish-Sigurimit.

Historia e tyre shumë të tjerëve lidhet me sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Pavarësisht periudhës së errëta të komunizmit shqiptarët kanë mbajtur gjallë lidhjen e pandashme të dashurisë dhe unitetit me njeri-tjetrin.

Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Urime ditëlindjen! Në shekuj e pavarur!

/autoriteti/

Lini një Përgjigje