ITALI/ Parada “Rrënjët e zemrës”/ Në rrugët e Astit marshimi i shqiptarëve të veshur kuq e zi

23 Shtator 2024, 11:08Kulturë TEMA
ITALI/ Parada “Rrënjët e zemrës”/ Në rrugët

Në Asti jeton një komunitet i madh shqiptarësh të cilët të organizuar në shoqatën ASO Albania Piemonte në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës “Margarita Xhepa” në Asti e ndjenë detyrim kombëtar e patriotik t’u përçonin fëmijëve të tyre, edhe pse të lindur në Itali, vlerat e krenarinë e të qenit shqiptar.

Grupet folklorike nga zona të ndryshme të Shqipërisë morën pjesë në aktivitetin e organizuar duke sjellë të gjithë ngjyrat e kostumografisë dhe kulturës shqiptare.

Çdo vit aktiviteti bëhet edhe më I madh duke marrë pjesë shqiptarë edhe nga zona të tjera të Italisë. Në qendër të Astit kjo shoqatë vendosi edhe memorialin e Nënë Terezës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje