Komedia e përjetshme e Olio dhe Stelios

31 Korrik 2025, 13:29Kulturë TEMA

Laurel dhe Hardy konsiderohen si dyshja më ikonike në historinë e komedisë kinematografike. Me një bashkëpunim që prodhoi rreth 100 filma me metrazh të shkurtër dhe artistikë, ata ndikuan thellë në formësimin e zhanrit të komedisë, duke lënë një trashëgimi që ende frymëzon breza të tërë komedianësh në mbarë botën.

Stan Laurel (1890–1965), emri i vërtetë i të cilit ishte Arthur Stanley Jefferson, lindi më 16 qershor 1890 në Ulverston, Angli. Ai nisi karrierën në pantomimë dhe skeçe skenike përpara se të shpërngulej në Amerikë në vitin 1910, si pjesë e trupës së famshme të Fred Karnos, ku punoi edhe me Charlie Chaplin.

Oliver Hardy (1892–1957), lindur më 18 janar 1892 në Harlem, Xhorxhia, filloi si projeksionist filmi dhe hyri në botën e aktrimit në Florida. Karrierën e zhvilloi më pas në New York dhe në Hollywood, ku punoi për disa nga studiot kryesore të kohës.

Bashkëpunimi i tyre nisi zyrtarisht në vitin 1927 me filmin pa zë “Putting Pants on Philip”, edhe pse në fillim ata punuan veçmas. Stan Laurel mori një rol aktiv në prapaskenë si skenarist, regjisor dhe montazhier, ndërsa Hardy solli kontributin e tij përmes lojës unike dhe kimisë së natyrshme me partnerin e tij.

Filmi i tyre i fundit ishte “Atoll K” (1951), i xhiruar në Francë. Edhe pse me vështirësi shëndetësore dhe lodhje fizike, dyshja vazhdoi të performonte në skenat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës në fundin e viteve ’40 dhe fillimin e viteve ’50.

Laurel dhe Hardy mbeten një simbol i komedisë klasike, me humor të pastër, të ndërtuar mbi mishërimin perfekt të kontrasteve, shkruan rtsh.

1 Komente

  1. D
    Dikur

    Filmat e kësaj dyshe të famshme I kam parë fillimisht nëpërmjet ekranit të RAI -t . Kur I kam riparë më vonë me zërin origjinal, në anglisht, kam kuptuar se dublimi nga ana e aktorëve italianë ka qenë fantastik. Alberto Sordi në disa dublime I ka bërë të dy edhe Olion edhe Stelion . Me një italishte me theks sikur ta fliste një anglez . Ndoshta do më pëlqente t'i shijoja të dubluar këto filma

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje