Nga Bajram Karabolli
«Ne, fëmijëve, si pa dashje, gjyshja na mësoi ca fjalë nga gjuha e fëmijërisë së saj. Unë di për shembull se “bukë” do të thotë “pan”, “verë” do të thotë “vino”, “bir” – “hijo” etj. Më vjen keq që nuk e mësova dot këtë gjuhë, sepse shqiptarët dhe historia e tyre në Itali më kanë magjepsur.»
Ernesto Toçi, stërgjyshja e të cilit ishte kushërira e parë e gjyshes nga nëna e Ernesto Sábatos, është një nga mbrojtësit më të mirë të rrënjëve kulturore të komunitetit shqiptar.
Për të treguar forcën shpirtërore të atij populli vital, ai tregon historinë e një profesori shqiptar të lindur në Kalabri, fëmijët e të cilit flisnin shumë mirë shqip, italisht, anglisht dhe frëngjisht. Aty nga fundi i viteve gjashtëdhjetë (shekullit XX) profesori jetonte në Paris ku jepte kurse të gjuhës dhe letërsisë italiane. Një mbrëmje, kur u kthye nga universiteti, dëgjoi që bijtë e tij bisedonin frëngjisht me njëri-tjetrin. Atëherë, mblodhi familjen dhe duke treguar derën e shtëpisë tha:
«Kjo derë mbyllet jo vetëm për të mos hyrë qentë dhe furtunat, por edhe për të mos dalë prej këtej ajo çka na përket vetëm neve. Nën këtë çati do të flitet vetëm gjuha jonë shqipe. Kurrë mos harroni se jemi shqiptarë».
Tek «Engjëlli i skëterrës» (Abaddón, el exterminador), romani i tretë i tij, Sábatoja tregon se, kur ai vetë ndodhej në Paris, kërkonte një gramatikë të shqipes. Shpesh për të përligjur temperamentin e vet, Sábatoja përmend fjalët e Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire) për popullin shqiptar:
«Energji mbinjerëzore dhe prirje për vetëvrasje. Duket gjë e papajtueshme? Sipas meje, kjo është karakteristikë race».

Nuk e njihja kete thenie tejet te goditur te Apollinaire. Flm!
Nje situate e ngjashme me ka ndodhur ne familjen time. Femijet e mi, ishin shume te vegjel kur ne emigruam dhe ne shkole e me shoket flisnin gjuhen angleze. Si per inerci, flisnin anglisht edhe ne shtepi, bile edhe me mua dhe gruan, nene e tyre. Ju kisha folur disa here qe ne shtepi dhe me njeri tjetrin, ne mungese te te tjereve qe nuk dinin shqip, te flisnin vetem gjuhen tone, por forca e zakonit i bente ata qe ta harronin kete porosi, keshtu qe nje dite, bashke me gruan vendosem qe te mos i pergjigjeshim kur na kerkonin dicka ne anglisht. Ne fillim, ato ankoheshin, pasi na thonin se juve gjuhen angleze e dini po aq mire sa edhe ne, prandaj nuk ka se perse te mos na pergjigjeni kur ju pyesim ne kete gjuhe. Nje dite i thirra dhe ju thashe: -brenda kesaj shtepie, deri tek dera e jashtme eshte Republika e Shqiperise, ku gjuha zyrtare eshte vetem shqipja e cila eshte e detyrueshme per te gjithe pjestaret e familjes tone. Asnje gjuhe tjeter nuk eshte e lejuar brenda ketyre mureve. Jasht deres kryesore ju mundet te flisni kedo gjuhe qe t'ju pelqeje. Bene ca rezistence, pasi forca e zakonit eshte e veshtire per tu nderruar, por me ne fund u mesuan dhe sot qe jane te rritur, jo vetem qe flasin gjuhen shqipe shume rrjedhshem, por kerkojne nga bashkeshortet e tyre, qe fatkeqesisht nuk jane shqiptare, qe te mesojne gjuhen shqipe, pasi niperve e mbesave ja mesojme une e gruaja, pasi atyre ne ju flasim vetem shqip. Eshte vertet kenaqesi te shikosh ato krijesa te vogla qe na pergjigjen ne gjuhen tone te bukur shqipe. Eshte detyra e me te medhenjve ne cdo familje shqiptare qe jeton jasht zonave shqiptare qe tu mesojne brezave te rinj gjuhen tone. Eshte e pakuptimte qe disa shqiptare e kane per turp qe te flasin gjuhen e tone dhe refuzojne qe tia mesojne ate edhe brezave te rinj. Tu mohosh brezave te rinj mesimin e gjuhes, kultures, zakoneve e traditave te popullit tend eshte injorance. Eshte hipokrizi te deklarosh qe do popullin dhe vendin ku ke emigruar pa dashur me pare popullin dhe vendin tend.