Komedia “Profesionisti”, sukses në Greqi, Leka Bungo nis një premierë të re në Korçë

7 Mars 2023, 21:58Kulturë TEMA

Komedia “Profesionisti”, sukses në Greqi, Leka Bungo nis

Pas vënies në skenë me sukses të komedisë së Trishtë “Profesionisti” në Teatrin Petro Marko të Vlorës, shkruar nga Dushan Kovaçeviç dhe përkthyer nga Timo Flloko, trupa organizoi një turne në disa qytete të vendit. Spektatorët e Vlorës, Elbasanit, Korçës dhe Tiranës duartrokitën Spektaklin e vënë në skenë nga regjisori i njohur Leka Bungo.

Spektatorët e shumtë që ndoqën shfaqjen, provuan emocione të veçanta nga interpretimi i jashtëzakonshëm i aktorit Viktor Zhusti, në krahun e të cilit aktronte mjeshterisht Astrit Hasani.

Shfaqja më e veçantë e turnout, ishte ajo që u dha për shqiptarët  Grqisë.

Pas mbarimit të shfaqjes, aktorët e kishin të pa mundur të largoheshin nga skena. Duartrokitjet vijuan për një kohë të gjatë dhe shumë prej spektatorëve u ngjitën në skene për të përshëndetur aktorët nga afër .

“Profesionisti ishte shfaqja e parë teatrore pas tridhjetë vjetësh që u dha për emigranten shqiptare në një nga teatrot jo luksoze të Athinës.

Pak ditë, pas turneut regjisori Leka Bungo udhëtoi drejt qytetit të Korçës.

Dje, ai nisi punen në Teatrin Andon Zako Cajupi për te vënë në skenë komedinë “Nuse për  letra”, autor i së cilës është vetë ai.

Per realizimin e premierës se re, janë angazhuar në rolet kryesore aktorët e njohur: Guri Koço, Blerta Belliu, Zamira Kita.

Dekori i është besuar skenografit Nano Beqja.

Sipari i premjerës se re, pritet të hapet për artedashësit e qytetit të Korçës në muajit Prill.

 

Lini një Përgjigje