Shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullai shpallet fituese e Çmimit Kadare për vitin 2023

26 Shkurt 2023, 15:30Kulturë TEMA

Shkrimtarja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullai shpallet fituese e

Nurie Emrullai është shkrimtarja e re nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që mori këtë vit Çmimin Letrar Kadare për vitin 2023.

“Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar për këtë zonjë nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të  provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë“, tha kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako.

Emrullai konkurroi me romanin, “Duhet të jetë dashuria” dhe ishte fituese mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë të këtij edicioni, të vitit 2023, që përkoi me edicionin e nëntë të këtij çmimi, themeluar në vitin 2014.

Motivacioni i veprës fituese të këtij çmimi, sipas votimit unanim të jurisë, është si më poshtë: Dorëshkrimi i romanit “Duhet të jetë dashuria” i shkrimtares Nurie Emrullai nga Maqedonia e Veriut dalloi për gjetjet stilistikore dhe talentin, për t’i dhënë mikrokozmosit të saj, një frymë letërsie universale.

Çmimi Kadare është themeluar në vitin 2014 me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës dhe ka si mision ‘inkurajimin e të shkruarit të letërsisë shqipe, përmes botimit dhe promovimit të veprës fituese si dhe nxitjen e debatit për letërsinë shqipe.

Tashmë ky çmim ka një gjeografi dhe listë impresionuese, duke filluar nga shkrimtarë që jetojnë dhe krijojnë në emigracion si Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku, shkrimtarët nga Kosova si Musa Ramadani dhe Gani Mehmetaj, apo shkrimtarë të rinj si Loer Kume nga Durrësi sikurse shkrimtarja e parë grua që e fitoi këtë çmim vitin e kaluar 2022, Vera Bekteshi.

Gjeografia e çmimit plotësohet edhe me krijuesit nga Maqedonia e Veriut, ku jeton dhe krijon Nurie Emrullai.

Lauretja e këtij viti është shkrimtare e re, e cila ka botuar disa libra ku spikatin librat me poezi botuar në shtëpinë botuese “Onufri”.

Dy vëllimet e saj me poezi “Vargmale nën dhe”, si dhe “Në orën moderne të perëndive” spikatin dhe romani që tashmë fitoi Çmimin “Kadare” e kompleton profilin letrar të autores.

Nurie Emrullai është aktualisht asistent lektore në universitetin e Tetovës dhe doktorante për Letërsi, në universitetin e Shkupit.

8 Komente

  1. ´´

    Nurin ( bukurine e sharmin ) e paska si nji Ylle i bukur por se cfar e si shkruan , s'na ilustrihet ktu fare vec Cmimit te fituar .Megjithate , me pelqen nji dicka mjfat te vecante e pozitive qe Krijues nga gjithe Shqiptaria konkurojne ne Letersine Shqiptare . _ Nuk do ishte keq ,qe shkrimi Cmimi i Nurit ,te ilustrohej ktu me ndonji Poezi e pjes nga shkrimet e saj ,per ta bere me kuptimplote per lexuesin e admiruesit e letersise poezise kte krijuese te re nga Tetova

    1. F
      Fisnik

      Nga Kërçova.

    2. I
      Ilir

      Ndryshoini emrin ketij cmimi pse Ismail Kadare pse nuk e vini Dritero Agolli apo Naim Frasheri.Pse kaq shume merita keti sherbetori te pushteteve.Nje njeri qe nuk ka hapur gojen as per e as per keq ne keto 33 vjet me gjithe keto dallga qe kemi kalua ai ka shijuar Parisin mondan dhe ne shqiperi vinte si i derguari i zotit dhe eshte i pa merituar me gjithe vleresimet qe i jane bere

      1. O
        Ok

        ilir ke shume te drejte .Kdareja mundet te jet per shumicen e shqiptareve te brezave tashme ne Pension Shqiptai me i mire , si cdo brez ka idhujt e vete ,pelqimet e veta si ne Muzike,Letersi Kinematografi por nuk ka asnji KUptim qe nji shkrimtare si Kadare te vendoset ne Titullin e nji Cmimi per Letersi ,sepse nuk arrin dot deri aty._________Pooooooo Naim Frasheri po .________Cajupi po._________Noli po.____________Fishta qe duhet te jet madje i pari ne Liste nqs flasimn per L e t e r s i _te vertete , jo kepirsi cicave te Partis ,i cili eshte shume shume larg ksaj Ajke te Letersise Shqiptare ! Kadareja eshte nji Kronikan i rendomte dhe Letersia e tij terheq pas zakonishte ata tipa te atij mentaliteti servilash ne shqiperi , ish komuniste etj qe i bashkohen turmes ,por qe nga Letersia s'kan haber fare .

      2. f
        fjala

        Pershendes komentuesit per problemin e emertimit te çmimit letrar; eshte absurde ky emertim dhe sot po luhet ne emer te kombit ne ekonomine e tregut. Kush ka fuqine me te madhe, ai vendos, kur duhet te vendos aresyeja, logjika, kontributi dhe emri qe ka perfaqesuar. Kadare mbase eshte shkrimtar i mire per disa, por nuk eshte per ca te tjere. Dhe nuk besoj se ka shkruar me mire e me qarte se Driteroi, Fishta, Naimi, e shume e shume te tjere. Kadare ne çdo kohe ka shkruar politikisht dhe qendrimet e tij gjate ketyre 32 vjeteve jane jo te mira. E degjoja nje here qe shante emigrantet ne rd dwele aty nga viti 2002 dhe me erdhi veshtire. Pa lere me me te tjerat. Eshte bere rregull qe ne kete palo demokraci tu ngrene kult njerzeve te pa deshueruar nga te gjithe shqiptaret. Per mua s'vlen ky emer se ka nje histori edhe banale perfaqesimi familjar dhe shoqeror. Une do te kisha nje sygjerim per dy procese: emertimet qe nuk kane perfaqesim, nuk duhet te egzistojne, ndersa ata qe i kane perfituar brnda logjikes te tyre, ti dorezojne atje ku i kane marre dhe e dyta dekoratat dhe pasaportat shqiptare te presidenteve Nishani dhe Meta duhet te çvleftesohen ligjerisht sepse e kane bere banale emrin Shqiperi dhe dinjitetin e saj.

        1. A
          Agron

          Nuk është çmim shtetëror. Mund të ketë çmime tjera nga subjekte tjera dhe me emra tjerë. Me sa di unë, ka një çmim "Gjergj Fishta" që ndahet nga Ministria e Kulturës.

        2. S
          Sako

          Letersia e Kadarese eshte perfaqesimi me dinjitoz I artit tone ne Europe dhe ne bote. Mjere kush nuk e shijon ate dhe nuk krenohen prej saj!

          1. !
            !

            haaaaa - haaaaaaaa - haaaaaaa -haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa natyrishte qe humori ,s'mungon asnjiher ne cdo teme pa te cilin sdo qeshnim dot

          Lini një Përgjigje