Kush ishte Sulejmani, Sulltani i Madhërishëm i Perandorisë Osmane

25 Shkurt 2023, 22:10Kulturë TEMA

Kush ishte Sulejmani, Sulltani i Madhërishëm i Perandorisë Osmane

“Fati i një njeriu shkruhet tek emri“, kishin thënë dikur romakët, por për të mbajtur fatin e Sulejmanit, u deshën në fakt dy emra: “Ligjvënësi“ për myslimanët, “I Madhërishmi“ për të krishterët. Rreptësia dhe ëmbëlsia, në fakt, bashkëjetonin në shpirtin e Sulejmanit, përjetësisht i dyfishtë, ashtu sikurse dhe perandoria e tij, që ngrihej mes Lindjes dhe Perëndimit

Ishte Kur’ani që zgjodhi fatin e sulltanit më të madh otoman. Në 6 nëntor 1494 në Trebisonda në Detin e Zi, në pallatin e pushtuar perandorëve të fundit bizantinë, një princeshë tartare vetëm 17 vjeçe mbante në krahë birin e sapolindur. Një prej oborrtarëve hapi librin e shenjtë të Islamit dhe ai tregoi emrin Suleiman, Solomoni i popullit hebraik: mbret i fuqishëm dhe gjykatës i paanshëm. “Fati i një njeriu përmbahet tek emri“, kishin thënë dikur romakët, por për të mbajtur fatin e Sulejmanit, u deshën në fakt dy emra: “Ligjvënësi“ për myslimanët, “I Madhërishmi“ për të krishterët. Rreptësia dhe ëmbëlsia, në fakt, bashkëjetonin në shpirtin e Sulejmanit, përjetësisht i dyfishtë, ashtu sikurse dhe perandoria e tij, që ngrihej mes Lindjes dhe Perëndimit.

Baba atëvrasës

Në moshën 7-vjeçare, Sulejmani iu hoq kujdesit të të ëmës dhe u stërvit si një princ, në trup dhe në shpirt. Përveç turqishtes, mësoi persishten, arabishten dhe serbishten; studioi algjebër, poezi, muzikë dhe Kur’anin. U bë i aftë dhe muskuloz me luftën tribale turke dhe mësoi të kalërojë si dhe të përdorë harkun njësoj si bashkëmoshatarët e tij. Por, si princ që ishte, Sulejmani i ri duhej që të ruhej fort: në atë kohë, për otomanët vlente ligji i vëllavrasjes, sipas të cilit një sulltan kishte të drejtën dhe detyrën që të vriste të afërmit meshkuj që kërcënonin stabilitetin e perandorisë.

Babai i tij, sulltani Selimi i Egër kishte mbytur vëllezërit dhe bijtë e tyre, dhe ndoshta kishte helmuar edhe të atin. Selimi ndërroi jetë në 21 shtator 1520: Sulejmani kishte mbetur i vetmi trashëgimtar dhe në 30 shtator 1520, në moshën 26 vjeç, ai u bë i dhjeti sulltan otoman. Aktet e tij të parë ishin akte zemërbutësie, aq sa poetët e quanin “vesa qiellore në një kullotë të djegur prej diellit“ dhe papa u ra këmbanave për festë. Por një vit më vonë ai shfaqi temperamentin e tij të vërtetë duke pushtuar Beogradin, mburojë e Hungarisë në Ballkan.

Babai i tij, Selimi, ia kishte kushtuar jetën e tij mbrojtjes së ortodoksisë sunite, duke shtypur rebelimet në Persi dhe në Egjipt: Sulejmani do të tërhiqej fatalisht nga Perëndimi dhe do të synonte m’u në zemër të krishtërimit. Me një gjuhë që fatkeqësisht sot është shumë në modë, mund të thuhet që ajo mes perandorisë otomane dhe Europës ishte një përplasje qytetërimesh, por në të vërtetë ishte më shumë një pikëpjekje: në atë shekull të mrekullueshëm që ishte Pesëqinda, Lindja dhe Perëndimi e shihnin njëri-tjetrin si në një pasqyrë të përmbysur, duke parë tek tjetri atë që i mungonte tek vetvetja.

Nëse sot e kujtojmë Pesëqindën për Mikelanxhelon dhe karavaxhion, europianët e atyre viteve përjetonin një krizë të thellë identiteti: zbulime të rinj gjeografikë dhe shkencorë revolucionarizuan dijen, “herezia“ luterane trondiste fenë, ushtritë përhapnin murtajën duke luftuar njëra kundër tjetrës. Po në këta vite, në tokat në kufi me Zotin e Madh mbizotëronin harmonia dhe bashkimi dhe vëzhguesit kristianë ishin të frikësuar dhe admirues njëkohësisht. Ekspert i ligjit kuranor, Sulejmani reformoi kodin e perandorisë dhe eficencën e gjykatave të saj linte me gojë hapur të dërguarit perëndimorë. Në sytë e europianëve, perandoria e Sulejmanit të Madhërishëm ishte e pamposhtur, eficiente dhe madhe e drejtë. Në sytë e Ligjvënësit, kaosi në Europë ishte provë e superioritetit të besimit tek Muhamedi.

Luftëra (dhe paqe)

Sigurisht, nuk mund të mohohet që turqit dhe të krishterët flisnin shpesh nëpërmjet armëve. Sulejmani mbretëroi për 46 vjet me radhë, dhe çdo vit ushtria e tij kryente një luftë kundër të pafeve: kristianë të Perëndimit dhe “heretikë“ shiitë të Lindjes. Sulejmani komandoi vetë 13 fushata ushtarake, i rrethuar nga mijëra truproja. Zgjerimi i kufijve të Islamit ishte detyra e Gaz-ëve, luftëtarët e fesë: Sulejmani u bë i pari i tyre. Por nuk ishte asnjëherë fanatik: ishte një antikonformist.

Miqësi fatale

Në rini u lidh thellësisht me një grek, Ibrahim Pashën: bir i një peshkatari të varfër kristian, Ibrahim ishte rrëmbyer nga piratët dhe i ishte shitur një vejushe që, e befasuar prej talentit të tij, e kishte rritur si mysliman duke i dhënë një edukim të rafinuar, falë të cilit ai kishte mundur që të hynte në pallat. Në Mesdheun e asaj kohe, pirateria dhe tregtia e skllevërve ishin praktika të zakonshme si për myslimanët, ashtu edhe për të krishterët. Por, për otomanët, nëse një skllav demonstronte dhunti, ai mund të bënte karrierë. Ibrahimi do të bëhej kryeministër: në vitin 1523 Sulejmani e emëroi Vezir të Madh dhe që atëherë, vetëm vdekja do t’i ndante dy të rinjtë, që i qëndruan në krah njëri-tjetrit në paqe dhe në luftë.

Sulltani turk dhe Veziri grek ishin të lidhur nga një miqësi e sinqertë, një lidhje disi e paqartë që u shkaktonte zili dhe jo pak smirë njerëzve të oborrit. Pavarësisht se Ibrahim ishte konvertuar prej kohësh në Islam dhe ishte martuar me motrën e sulltanit, shumëkush dyshonte se ai mund të kishte mbetur jobesimtar, aq sa guxonte që të priste në pallat babanë e tij të dehur. Në të vërtetë, perandoria otomane e atyre kohëve ishte kozmopolite dhe në të bashkëjetonin njerëz nga më të ndryshmit: grekë, turq, sllavë, arabë, tartarë, venecianë, francezë, hebrenj, gjenovezë, armenë, persë, shqiptarë. Kostandinopoja ishte qyteti më i madh dhe shumëngjyrësh i botës, një babel i vërtetë gjuhësh dhe racash. Çdo popull kishte komunitetin e tij të referimit dhe mundej, pa e ekzagjeruar, që të ndiqte kultin dhe traditat e veta. E rëndësishme ishte që karvanët dhe tributet të vinin të përpiktë, për pjesën tjetër jetohej krejt në paqe. Sulejmani ndoqi traditën shumëkulturore të sulltanëve të parë, të cilët kishin mirëpritur hebrenjtë e përndjekur prej Inkuizicionit. Në Turqinë moderne s’do të mbetej shumë pak nga kjo frymë, e zëvendësuar prej vesit më të keq të perëndimorëve: nacionalizmin. Por në kohën e Sulejmanit nuk ishin të rrallë “renegatët“ perëndimorë që “bëheshin turq“, të joshur prej pagave dhe karrierave prej Një Mijë e Një Netësh.

Mjeshtëra të disiplinës

Prosperiteti i perandorisë garantohej nga pushtimet e ushtrisë, më e fuqishmja në botë falë teknologjive të përparuara (artileria) dhe rekrutimit të detyruar të jeniçerëve (këmbësoria) për të rinjtë kristianë. Disiplina ishte e hekurt, aq sa nëse një kalorës guxonte që të shkelte fushat e mbjella me kalin e tij, ai vetë dhe kafsha ekzekutoheshin në vend. Trupat e të krishterëve, përballë këtyre, ishin një turmë ushtarësh të dedikuar alkoolit dhe grindjeve. Magjepsja prej rendit të Sulejmanit ishte e tillë që në Ballkanin e shtypur prej skllavërisë dhe taksave, ndonjëherë fshatarët e krishterë e prisnin sulltanin si çlirimtar. Mbretëri të tëra dorëzoheshin spontanisht, por kush guxonte që të rezistonte copëtohej prej luanit turk.

Në vitin 1526 Sulejmani asgjësoi të gjithë fisnikërinë hungareze në betejën e Mohaks: për të festuar, ushtarët e tij ngritën një piramidë me 2 mijë koka të prera. Në vitin 1529, ai për pak sa nuk mori Vjenën dhe në vitin 1534 pushtoi Bagdadin. Në po të njëjtët vite do të niste ofensiva e madhe detare otomane, që u bë e mundur prej aleancës me piratët barbarë të Afrikës Veriore. Kultura e turqve ishte ende e lidhur me stepat, por në vitin 1533 Sulejmani pati intuitën që të emëronte kapedan pasha (Admiral i Madh), piratin Khair ed-Din: i treti i vëllezërve Barbarosa, edhe ai i lindur i krishterë. Vitin tjetër Sulejmani bëri aleancë me Franceskun I të Francës kundër Karlit V dhe anijet e Barbarosës shkatërruan brigjet italianë. Në vitin 1538 flota e krishterë u mund në Prevezë dhe në vitin 1541 ajo e Karlit V e komanduar nga Andrea Doria u fundos në pjesën më të madhe në përpjekjen për të rimarrë Algjerin. Mesdheu Lindor u shndërrua në një “liqen turk“ dhe brigjet e Afrikës Veriore ishin në duar të piratëve që paguheshin prej Sulejmanit: si Ali “Zgjebaniku“, një renegat kalabrez apo Mortamama.

Dashuri dhe poezi

Sulejmani nuk ishte i pamëshirshëm vetëm në luftë, por edhe në dashuri. Në vitin 1533 ai shkaktoi sërish skandal kur u martua me Rokselana “Rusen“, një konkubinë e haremit emri i vërtetë i të cilës kishte qenë Anastasia Lisovska. Bijë e një prifti ortodoks në një fshat polak, e rrëmbyer që fëmijë nga tartarët dhe e shitur në Kostandinopojë si skllave, Rokselana nuk ishte e bukur, por ishte inteligjente dhe shumë e gjallë: eunukët e haremit e quanin “E Hareshmja“ dhe Sulejmani u dashurua marrëzisht. Për të hoqi dorë nga gruaja e parë, kirkaziane Gulbahar, dhe më i pas i qëndroi përgjithmonë besnik.

E Hareshmja dhe i Madhërishmi arritën që të ndajnë gjithçka, dashurinë dhe qeverisjen. Ai i dedikonte poezi perse, ndërsa ajo i këndonte melodi sllave: sërish Lindja dhe Perëndimi. Dashakeqët thoshin se “mishi i shitur” i kishte bërë magji sulltanit. Praktikisht, atmosfera në harem po bëhej e rëndë, por ajo që e helmonte nuk ishte magjia, por rivaliteti mes Rokselanës dhe Ibrahimit. Të dy urreheshin mes tyre: Rokselana ishte jashtëzakonisht shumë xheloze ndaj intimitetit mes dy miqve, ndërsa Ibrahimi arriti deri aty sa t’i kërkonte Barbarosës që të rrëmbente për sulltanin bukuroshen Giulia Gonzaga, me shpresën që ta bënte të harronte Rokselanën. Por rrëmbimi dështoi dhe duelin për zemrën e Sulejmanit e fitoi Rokselana.

Lamtumirë mik

Në vitin 1536 Sulejmani urdhëroi mbytjen e Ibrahimit dhe konfiskoi zotërimet e tij: greku kish qenë krahu i tij i djathtë për plot trembëdhjetë vite, por pushteti dhe pasuria e kishin bërë arrogant dhe populli ishte i pakënaqur me të. Pas tij sulltani do të kishte 8 vezirë: bashkëpunëtorë të shkëlqyer, por kurrë më miq të tij. Me Ibrahimin vdiq dhe rinia e Sulejmanit; maturimi konsolidoi sukseset e tij, por pleqëria e bëri më të ashpër. Ligji i vëllavrasjes i kërkoi taksën e parë të gjakut në vitin 1553, kur sulltanit iu desh që të mbyste djalin e tij të madh, Mustafain. Trashëgimtari duhej shumë prej ushtrisë dhe prej popullit, por Rokselana e donte të vdekur; duke qenë djalë i Gulbaharit, nëse do të bëhej sulltan ai do të kish eleminuar bijtë e saj, Selimin dhe Bajazitin. Pas vrasjes së vëllait të madh, dy vëllezërit e tjerë hynë në një luftë njëri kundër tjetrit në vitin 1558, me vdekjen e Rokselanës.

Sulejmani mori anën e Selimit dhe në vitin 1561 urdhëroi ekzekutimin e Bajazitit: “Falënderoj Zotin që kam jetuar aq gjatë sa të shoh myslimanët të cliruar nga lufta mes bijve të mi. Kështu do të kaloj në paqe ditët që më kanë mbetur. Nëse do të kish ndodhur e kundërta, do të kisha jetuar dhe do të kisha vdekur në dëshpërim”, u justifikua Sulltani, tashmë i mbyllur në një besim rigoroz. Sulejmani ndërroi jetë në 6 shtator 1566 gjatë luftës së radhës kundër Vienës.

Sulltani i ri ishte Selimi II “bjondi”, që shumë shpejt nisi të thirrej “llupësi”. Pushtimet vazhduan për më shumë se një shekull, por tashmë kishte nisur vjeshta e gjatë e rënies otomane.

Sulejmani u varros në oborrin e xhamisë së kushtuar atij vetë, në krah të Rokselanës. Udhëtarët që shkojnë në Stamboll sot i gjejnë ende aty, në heshtjen që ndërpritet prej zërit të hoxhës dhe nga mjaullimat e maceve për të cilat besimtarët kujdesen plot dashuri.(Voxnews.al)

24 Komente

  1. O
    Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

    Shikoni nje korrak turkoshqipfoles qe te kuptoni se kush ishte ki sumqiri.....

    1. k
      k

      Po nuk ishte hajdut i korruptuar dhe drogaxhi,nuk mund te tërheqë admirimin e shqiptarëve. Sulltani ilminist ,poet,gjuhëtar,jurist dhe legjislator,reformist si brenda perandorisë si dhe jashtë saj,që Ambasadorët (Bailo) Venecianë flisnin me admirim të madh.Me vlerë të madhe artistike dhe historike portreti i piktorit Venecian Tiziano,kushtuar personalish Suleimanit.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Ky genjen kur thote qe Ibrahim Pasha ishte Grek. Ne Wikipedia thuhet se Ibrahim Pasha ishte Shqiptar dhe ishte nga Vlora. Ai kishte martuar motren e Sulltanit , Sulejmani i Madherishem, dhe nje dite e kishte rrahur dhe e nxori nga shtepia motren e Sulejmanti , dhe e ndau. Cudia ishte se Sulejmani nuk i tha azgje , ketij vlonjatit Kryevezir Pra , o artikull shkrues , lexpje Wikipedian dhe aty e ke qe Kryeveziri i Sulltan Sulejmanit ishte Shqiptar nga Vlora

        1. O
          Olti Hipopotam Curri

          Te Wikipedia e Vicidolit e ke lexuar ,Ibrahim Pasha eshte nga Parga edhe nga vete emri kuptohet Pargali Ibrahim Pasha.

          1. N
            Nqs ishte vl Bustin ke Sheshi Flamurit

            Ore R.V _ dmth qe Veziri na Vlora i q!nte motren Sulltanit at' .

        2. S
          Shkelqim

          Ibrahim Pasha nga Parga (Pargaliu) nuk ishte Grek por Epiriot dmth Shqiptar.

        3. M
          Moisi Golemi

          Kush idiot e ka shkruar këtë artikull? I thurren lavde një krimineli të lindur e rritur me gjakun e të pafajshëmve. Pastaj, Ibrahim Pasha nuk ishte grek, o artikullshkrues b¥qir. Ishte shqiptar. Dhe fëlliqësia jote si artikullshkrues duket edhe aty ku i përmend shqiptarët në fund të rradhës së kombësive. N Na hëngsh llozin.

          1. F
            Faktet siedhe Historia eshte manipuluar

            M.G ke shume te drejte ,nuk ka fund manipulimi i Historise ku shqiptareve jui mohohet gjithcka ,nga kta bij Kurvash qe bejne gjasme Historine . Jovetem Ibraim P ishte shqiptare por edhe Barbarossa Pirati qe u be Admiral (ushte nji Shqiptare me baba Shqiptari Beshiktashe nga Jugu i Shqiperise me nene Turke ) eshte pikerishte ai qe pushtoj edhe Malten qe deriu ne ate kohe ishte sulmuar me 100 her nga Pashallaret Turq dhe s'e kishin marre dot ,sa nji Prijes Kryeqezate Sicilian i cili drejtonte Mbrojtjen e Maltes atheere , mbasi Barbarossa e pushtoj dhe e kapi Robe Prijsin Sicilian -degjoj ne nji bisede midis Barbarossa-s dhe te vllazerve te flisnin nji gjuhe aspak Turke ____(greke jo e jo sepse nuk behetj llaf fare qe greket te arrinin aq larg e ishin Ushtarake vec Tregetare e sherbetore te Harameve te Sulltanit njiheshin ate kohe ) ___pra flisnin nji gjuhe qe ai e kishte degjuar dike edhe ne Sicili --duke cfryre me shprehjen :___________________ Alban Barbare ,Luftetare te cmendur ! ____________________dhe e gjitha kjo nga nnji Historian Gjermane ,ku flitet per Historine e Maltes e pushtimit te saj ._____Prandaj me kot derdelisin kt nastradinat e paguar nga greqiret apo kushedise kush ne ke medie . Gjermani e deklaroj Barbarosen nji "grek me fe Bektashiane " natyrishte duke mohuar si Shqiptare si e kan zakon ,madje kur tregojne per Janinen imagjinoni Gjermanet e Flasin per Luanin e Janines nuk permendin asnjiher qe eishte Shqiptare __-eshte cmdnuri , e bejne edhe Ali Pashen Grek Bektashian . __Kta jane Historianet e Mashtrimit te Historise !!!!!!!

            1. A
              Arsen

              Po leje se ca thone gjermanet . Atekohe nuk egzistonte nocioni i kombit dhe skishte dal emri shqiptar . Ne cdo dokument te perandorise osmane barbarosa ose Hajredin Pasha permendet si pirat arnaut dhe sishte bektashian po ishte orthodox ne fillim biri i nje prifti 100% arvanitas pastaj si gjithe te krishteret arnaut u konvertua ne bektashi . Bektashizmi ka lind ndermjet jenicereve arnauate kryesisht katolike Mirditore e Dukagjin . Ndersa Ibrahim pasha ishte arber i lindur ne Preveze Cameri . Ka qene nje nga 39 veziret arnaute qe komanduan perandorine . Asnje komb si ka dhene kaq vezire e sundimtare Perandorise Osmane . Tashti lind pyetja pa pergjigje qe ambasadori turk ne 1968 ne diten e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut . Kur Mehmet Shehu i tha qe na keni pushtuar 500 vjet ambasadori ju pergjigj Zoti KM nese studioni mire historine ne menyre te pavarur do dale qe na keni pushtuar ju 500 vjet neve . Kam jetuar 12 vjet ne Ankara dhe kur bisedoja me historiane e intelektuale turq njezeri me pergjigjeshin 1- pushtim 500 vjet nuk mund te egzistoje dhe kryesorja 2- ne gjithe kombet e perandorise osmane qe jane mbi 100 ju pra shqiptaret keni qene burrat me pushtues te kombeve te tjera

              1. d
                dum Birishin Dixhital

                nga keto qe thote Arseni del qe te paret tane paskan qene karat me te medhenj nder te gjithe vasalet e perandorise Osmane.

              2. P
                Poezia

                ,Luftetare te cmendur? ... Une do te thosha, vetem te cmendur!

                1. F
                  Faktet ...

                  Poezia , "Te Cmendur " eshte nji tregues i guximit te Shqiptareve eshte nji Mbiemer e tyre si Luftetare ,qe gjithcka benin e benin me ate pasion te marre edhe pse nganjiher ,,,keqkuptoheshin ! -------- Ju thoni ,vetem Te Cmendur ! Okay , eshte c'eshtje koncpetimi te gjerave . Kuptova ,je nga ato qe te pelqejne Normalet ok.

              3. O
                Olti Hipopotam Curri

                Ke shume te drejte Moisi Golemi.kur e lexon artikullin bie ne sy injorimi qe i behet shqiptareve duke i permendur shkarazi dhe ne fund te cdo rrace qe jetonin ne Perandori.Pervec Ibrahim Pashes qe ishte shqiptar nga Preveza dhe jo grek edhe nena e princit Mustafa,Gulbahar ose ndryshe Mahidevran ishte shqiptare.

                1. O
                  Olti Hipopotam Curri

                  Parga se u ngaterrova nga nxitimi

                  1. R
                    Remo

                    Te gjithe ata te "cmendur" qe kane luftuar per te mbajtur ne kembe perandorine me famekeqe qe Evropa ka pare,, vendin e kane ne Halene e historise....e kam fjalen per ata gjakprishurit e Arberise se dikurshme, dhe mos u ankoni se paskemi qene "paqedashes" dhe te tjeret rreth e rrotull, na kane bere kete e ate...nga te gjithe keta pashallare,bejlere, vezire e sumeqire, ndeshkimi ne 1912-en, per "bonjaket" e babe Dovletit, ka qene pak a shume i merituar!

              4. M
                Muco

                Na plasi k.....

                1. L
                  Labi

                  Imagjino te pushtonte edhe Vjenen...vals etj ti harroni...sa per kulture otomanet mbeten injoranta...mjer kush u pushtua nga ata

                  1. V
                    Vlonjati

                    Labi eshte e vertete qe osmanet shkuan ne viene ne 1682 por Vienen e rrethuan nje koalicion i ushtrive tekrishtera e myslimane dhe qe komandoheshin nga mbreti i Frances dhe me mareveshje Austria e Viena doi ngeleshin Frances

                  2. D
                    Debilizma

                    Perse merreni me madherine e sulltanit te menderes. Nje plehre kriminel.

                    1. B
                      Bato

                      Ibrahimi, shqiptar i krishtere nga Parga

                      1. K
                        Kujt i intereson madheshtia e Sul .M !

                        Nji gje duhet te dijen shqiptare . Pirati qe u be Adimirali me i frikeshem i Mesdheut ishte me orgjine Came qe vinte nga nji nji baba i krishtere Cam me nji nene po shqiptare mulsumane qe pasi pushtoj disa ishuj o lidh me Sulltanin dhe u pagezua ne Musyman duke i sherbyer atij e bere Kariere ne Perandorine Turke . Barbarosa me te vellezrit flisnin disa gjuhe ,shqip po e po ,italishte ,turqishte ,etj . Historite i shkruajn Bota si ja do interesi dhe shqiptaret mohohen kudo ne Hostori sepse per ne Shqiptaret eshte Vendosur nga Politikat Obskure Europiane qe te zhduket si rrace nga Balkani . Nuk len gje pa trilluar ne Hostori per te Mohuar shqiptaret ,sepse ishin te vetmit gjate gjithe Historise qe i kan sfiduar e mposhtur Te Fortit e Historise .

                        1. B
                          Beni

                          E ke gabim ne historine osmane Barbarosa njihet si arnaut

                        2. k
                          kodrasadikit

                          Njohurite per histori e shkenca te ndryshme jan te ndryshme !! Megjithate per historine tone ende te pashkruar si duhet edhe ne kemi dilema e lloj lloj interpretime !! Tani ky i famshmi Ibrahim Pasha ishte nga Parga qe edhe ne film Sylejmani e quante Pargali dhe kishte besim e bashkpunim te jashtzakonshem ne kete shqiptare te Qamerise .. Tani dilemat e mija jan si ka mundesi qe Ibrahimi te mos kerkon shkolla shqipe per popullin e vete siq i kishin popujt tjere te pushtuar .. Ose si ka mundesi qe tani kur atje ka me mil e mil shqiptare pa asnji shkolle shqipe ne Turqi kur dihet se shqiptaret bene shum teper shum per Turqine ...

                          1. t
                            taso kume

                            IBRAHIM GREK??????????????????????.te qi.......sha shkrimin.ARVANITAS shkon te shkruhet .

                            Lini një Përgjigje