Udhëtim i jashtëzakonshëm në Bunk’Art1 dhe Bunk’Art2 nga shtëpia, për herë të parë një muzeum shqiptar mund të vizitohet virtualisht

2 Mars 2023, 16:36Kulturë TEMA

Udhëtim i jashtëzakonshëm në Bunk’Art1 dhe

Për herë të parë një muzeum shqiptar mund të vizitohet dhe në formë virtuale, falë teknologjisë moderne “VR”. Duke qëndruar ulur në shtëpitë tuaja mund të bëni këtë udhëtim të jashtëzakonshëm në Bunk’Art1 dhe Bunk’Art2, që sot janë dy vendet turistike më të vizituara në Shqipëri nga turistë nga mbarë bota.

Projekti i ri dixhital është mundësuar falë bashkëpunimit mes Qendrës “Ura”, ojf-ja shqiptare që administron dy muzeumet e periudhës komuniste të krijuara brenda dy bunkerëve antiatomikë të luftës së ftohtë dhe shoqërisë italiane Tourmake, e specializuar në sektorin e vizitave virtuale. Me realizimin e tureve virtuale të personalizuara në Bunk’Art1 dhe Bunk’Art2, ofrohet një udhëtim interaktiv që nxjerr në pah qëllimin edukativ të dy projekteve. Pas regjistrimit të parë, vizita mund të përsëritet në infinit dhe nga çdo vend i globit.

Vizitat virtuale, ku lëvizet përmes shigjetave të lundrimit, janë të pasura me përmbajtje multimediale ekskluzive. Një avatar do të jetë udhërrëfyesi juaj personal audio në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm mes të shkuarës dhe të ardhmes. Tour-et mund të vizualizohen përmes browser-ave nga çdo pajisje mobile, por edhe computer dhe tablet. Tour-i mund të shihet edhe me vizorë VR si Quest 2, HTC Vive dhe cardboard. Përmes fokusimit nga afër me zoom dixhital, është e mundur të dallohen detaje, të zbulohen histori, dokumente dhe objekte ekskluzive. Vizita virtuale shndërrohet në një “zhytje” gjithëpërfshirëse dhe të dobishme, me mundësinë e përsëritjes në çdo moment dhe mund të përdoret edhe si një mjet didaktit.

Përmes hartës virtuale është i mundur spostimi komod vetëm me një klik brenda dhomave dhe korridoreve të bunkerit dhe të vizitohet çdo cep i të dy muzeumeve, gardianë të memories dhe historisë shqiptare. Biletat janë të disponueshme pranë Bunk’Art ose online https://vrbunkart.com/shop/, ku mund të blihen edhe vizorët e personalizuar Bunk’Art dhe të eksperimentohet një emocion akoma më intensiv i një experience me të vërtetë gjithëpërfshirëse. Duke zgjedhur blerjen e tour-it bashkë me vizorin, është e mundur të fitoni një gadget për ta përdorur edhe në projekte të tjera me karakteristika të ngjashme.

Më shumë informacione i gjeni në https://vrbunkart.com

• Navigim VR imersiv e interaktiv
• Virtual tour në 16 k
•Mbi 2000 përmbajtje të ilustruara me tekste, audio, video e foto
• Vizita emocionuese në një hapësirë mbi 3000 metra katrorë
• Guidë turistike virtuale
• Staf italo-shqiptar që ka ndjekur gjithë projektin
• 3 gjuhë
• Mbi 300 foto panoramike me definicion të lartë

Tourmake është platforma italiane inovative që shumëfishon potencialin e Google Street View, duke pasuruar tour-et virtuale me hotspot dhe pika interaktive.

Lini një Përgjigje