Kompozitori i "Xhamadani vija vija" Zef Çoba feston sot ditëlindjen

17 Korrik 2025, 18:52Kulturë TEMA
Kompozitori i "Xhamadani vija vija" Zef Çoba feston sot

Zef Çoba (Shkodër, l. 1951) është kompozitor dhe mjeshtër kori shqiptar, i famshëm për kompozimin e këngës "Xhamadani vija vija".

Që në fëmijëri ka manifestuar pasionin e tij për muzikën. Ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në vitin 1974, në degën e dirigjimit koral, nën drejtimin e pedagoges Rozmari Jorganxhi.

Pas mbarimit të shkollës, punoi në qytetin e Peshkopisë e më pas në Shkodër me detyrën e përgjegjësit të muzikës, pranë Shtëpive të Kulturës së këtyre qyteteve. Ka studiuar trashëgiminë e pasur folklorike, kryesisht të trevave ku ka punuar, si dhe në mënyrë autodidakte ka zhvilluar studime në fushën e kompozicionit.

Në vitin 1989, me vendim të “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Shqipërisë, del në profesion të lirë si kompozitor. Në vitin 1991 fillon punë në Radio – Shkodra, gazetar i emisioneve dhe programeve muzikore, si dhe kryeredaktor.

Qe nga viti 2003 punon në Universitetin e Arteve Tiranë ne Fakultetin e Muzikës, pedagog në lëndët e dirigjimit koral, klasës korale, muzikë dhome, harmoni etj.

Në vitet 1997 deri 2001, jep kontributin e tij si dirigjent i korit ”Dom Mikel Koliqi” të Kishës Katedrale në Shkodër. Në vitin 2004 drejton korin e Kishës Katedrale “Shën Pali” në Tiranë. Qe nga viti 2010 e ne vazhdim është drejtues i Korit të Kishës së Shën Françeskut në Gjuhadol, Shkodër.

Ka qenë anëtar i bordit të fondacionit SOROS dega Shkodër (1997-2000), anëtar i bordit tefondacionit PRO HELVETIA Tiranë (2002 – 2004), anëtar i bordit CREATIVE CITY me qendër në Shkodër (2004-2008). Që në vitin 1983, është sekretar i muzikës për Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër. 

A.K./TemA

Lini një Përgjigje