“Tana”, 67 vjet nga filmi i parë shqiptar i metrazhit të gjatë

17 Korrik 2025, 15:53Kulturë TEMA
“Tana”, 67 vjet nga filmi i parë shqiptar i metrazhit të

Më 17 korrik të vitit 1958 u dha premiera e realizimit të parë filmik plotësisht shqiptar, “Tana”, shkruan atsh.

Ky film, që mbante logon “Shqipëria Film”, u realizua nën regjinë e Kristaq Dhamos dhe me skenar të novelistit Fatmir Gjata. Filmi “Tana” është filmi i parë i mirëfilltë i kinematografisë shqiptare, xhiruar me autorë e aktorë shqiptarë.

Për ndërtimin e skenarit punuan shkrimtarët Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi, në bashkëpunim me kineastin Kristaq Dhamo. Në film trajtohet një nga problemet më të mprehta të shoqërisë shqiptare për kohën, siç ishte kolektivizimi në fshat, por edhe ndryshimet që po ndodhnin mbi disa aspekte të jetës së shoqërisë shqiptare.

Në role kryesore luanin Tinka Kurti (Tana), Naim Frashëri (Stefani), Kadri Roshi (Lefteri) dhe Andon Pano (kryetari i kooperativës). Subjekti që u jep fill ngjarjeve, merr shkas nga jeta shoqërore në fshat, ku mentaliteti i prapambetur rrezikon të cënojë dashurinë e dy të rinjve.

“Tana” do të kujtohet jo vetëm si produkti i parë i kinematografisë shqiptare, por edhe për skenën e shumëpërfolur të puthjes mes një çifti aktorësh.

Muzika e filmit u kompozua nga Çesk Zadeja dhe mbetet një prej filmave që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e kinematografisë shqiptare. 

2 Komente

  1. i
    i cudituri

    Paskan bere shqiptaret film ne 1958!? C'ne, atehere Shqiperia ishte diktature e eger komuniste dhe shqiptaret vdisnin per buken e gojes. Me siguri ndonje genjeshter komunisto do jete!

    Përgjigjjuni
    1. I
      I çudituri i keti timit

      Idiot, ne te vetmen gje qe investoj dhe derdhte gjiçka komunizmi ishte propoganda, sepse artet ishin te tilla si dhe sigurimi sekret, tipike keto per diktaturat sepse me propoganden shplau trute e te pareve te tu, me çduket dhe te tute ne se je mbi 50 vjeç, te tjerat vdiqen nje nga nje.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje