Kristoforidhi, kontribuesi i madh për gjuhën letrare shqipe

22 Maj 2025, 22:42Kulturë TEMA
Kristoforidhi, kontribuesi i madh për gjuhën letrare shqipe

Më 22 maj 1827, lindi gjuhëtari Kostandin Kristoforidhi.

Veprimtaria e tij e ngjeshur në rrafshin e gjuhësisë dha kontribut të dallueshëm në zhvillimin e kulturës dhe të arsimit në Shqipëri. Në këtë optikë që i jepte përparësi rolit të gjuhës amtare në zgjimin kombëtar, Kristoforidhi u angazhua gjithashtu edhe në radhët e lëvizjes kulturore, politike dhe shoqërore të Rilindjes.

I qëndroi fund e krye bindjes së tij lidhur me rëndësinë e kultivimit të gjuhës shqipe dhe përparimit të arsimit në drejtim të shtetformimit.

Kryevepra e gjuhëtarit Kristoforidhi është “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, një gurrë e njëmendtë e shqipes me rreth njëzetmijë fjalë dhe kuptime fjalësh. Qe autor i prozës “Gjahu i malësorëve”, dorëshkrimi i së cilës gjendet në Arkivin Qendror i Shtetit dhe i është nënshtruar restaurimit.

Me përkthimet e tij ka dhënë ndihmesë vendimtare për themelimin e një gjuhe letrare shqipe, veçanërisht me përkthimin e Dhiatës së Re. Vdiq më 7 mars 1895.

/atsh/

3 Komente

  1. B
    Baliu

    Edhe sot ka nevoje per kontribues te tille.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rron or rron dhe s´vdes shqiptari

      Cudi, ky shqiptar i madh i lene plotesisht, ne hije, mbas viteve 90, kush ka guxuar ta permend tani ne kete vilajet i ribashkuar me turqine dhe arabine.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pandeli Pasko

        Kostandin Kristoforidhi me fjalorin, përkthimin e Ungjillit dhe shkrimet e tjera është babai i gjuhës shqipe dhe jo thjesht ‘kontribues’!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje