Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me partnerët organizon në përkujtim të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.
SIMPOZIUM:
NGA E KALUARA NË PËRKUJTIM –KUFIJTË E DIKTATURES NË VITET 1944-1991
Mbrojtja e kufijve gjatë regjimit totalitar konsiderohej një detyrë po aq e rëndësishme sa dhe shtypja e çdo lloj forme të reaksionit opozitar, që mund të rrezikonte pushtetin. Prandaj Forcat e Kufirit kanë qënë një tjetër armë që për mbrojtjen e vendit dhe për parandalimin e kërcënimeve që i kanoseshin regjimit, si nga të ashtëquajtur elementë "armiqësorë të jashtëm", ashtu edhe nga elementë "armiqësorë të brendshëm."
Këto Forca kishin dy objektiva kryesore: së pari, të parandalonin arratisjet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit (vepër për të cilën këta shtetas ndëshkoheshin me ekzekutim) dhe, së dyti, të kontrollonin rreptësisht çdo shtetas shqiptar apo të huaj, i cili tentonte të futej nga jashtë drejt kufijve të Shqipërisë (në këtë rast emigrantët e paligjshëm rrezikonin gjithashtu dënimin me vdekje, pasi konsideroheshin “diversantë”).
Që nga viti 1949, shumë shqiptarë janë vrarë nga Forcat Kufitare në zonat Korçë, Ersekë dhe Pogradec, si pasojë e tentativave për të kaluar kufirin. Njësitë e Forcave Kufitare përbëheshin kryesisht nga shtetas shqiptarë, të rinj në moshë, të cilët regjimi i rekrutonte që gjatë kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak, që zgjaste tre vjet. Duke e ditur rëndësinë e kësaj detyre, në këto funksione zgjidheshin vetëm ata individë, të cilët vinin nga familje, që ishin besike ndaj partisë. Gjithashtu, në kryerjen e detyrës së kontrollit kufitar përfshiheshin edhe banorë nga popullsia lokale, me të cilët partia punonte në mënyrë të vazhdueshme dhe që ishin të vetmit civilë që kishin edhe leje për të mbajtur armë në shtëpi. Për këtë arsye, edhe gjatë proçesit të “shpopullimit”, që filloi në vitin 1945, qeveria e kohës u kujdes që të largonte nga zonat kufitare të gjitha familjet që konsideroheshin më pak besnike ndaj regjimit dhe urdhëroi transferimin e tyre në vende larg kufijve.
Ndërkohë, që bota kishtë vendosur rregulla për mbrojtjen e personave që kalonin kufijtë e vendeve të tyre jo legalisht, nëpërmjet Konventës së Gjenevës për Statusin e Refugjatëve, e cila u miratua në 28 korrik 1951 dhe hyri në fuqi më 22 prill 1954, në Shqipëri vijonin ekzekutimet dhe arrestimet ndaj shtetasve, të cilët përpiqeshin të kalonin kufijtë e vendit.
Simpoziumi ka për qëllim të ndriçojë një periudhë të errët të historisë shqiptare, duke analizuar politikat dhe praktikat e regjimit komunist në lidhje me kontrollin dhe mbrojtjen e kufijve gjatë viteve 1944-1991. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ky simpozium synon të nxjerrë në pah vuajtjet dhe sakrificat e atyre që u përpoqën të largohen nga një regjim shtypës dhe autoritar, si dhe të nderojë kujtesën e atyre që humbën jetën ose u burgosën në përpjekje për të kaluar kufijtë.
“NGA E KALUARA NË PËRKUJTIM - KUFIJTË E DIKTATURËS NË VITET 1944-1991”
DRAFT PROGRAM
Data: 28 Gusht 2024, Ora: 10:00
Vendi: Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”, Pogradec
10:00 – 10:20 Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
10:20 – 10:40 Ekspozitë ilustruese me histori të jetuara nga ngjarjet në kufi
10:40 – 11:10 Fjalime përshendetëse
• Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula
• Kryetari i Bashkisë Pogradec, Z. Ilir Xhakolli
• Perfaqësues i BE (TBC)
• Kryetari i Shoqatës Antikomuniste, Z. Ethem Fezollari
• Përfaqësues i International Commission on Missing Persons (ICMP)
11:10 – 12:30 Sesioni I: Moderimi: Prof.Dr.Valentina Duka
Kufijtë e Diktaturës. Kuadri Ligjor dhe Institucional në Shqipërinë
Komuniste:
• Prof. Asoc. Enriketa Papa: Kufiri dhe simbolika e tij në autoritarizmin shqiptar. Një qasje analitike
• Dr. Armanda Hysa: Mbi emigrimin e ndaluar në Shqipërinë Komuniste
• Msc. Laureta Roshi: Krimi shtetëror në kufijtë e diktaturës. Kodi i heshtjes ndaj viktimave.
• Irma Bataj, Oralda Muço: Identifikimi i shtigjeve të zonave kufitare dhe roli i kufijve si mjet kontrolli politik dhe social
• Silva Behari: Analiza e kuadrit ligjor të kohës për menaxhimin e kufirit dhe regjimin ndërshtetëror
• Nertila Seitaj: Statistika të të ndaluarve, të vrarët në kufi dhe personave që ja kanë dalë të arratisen në zonat Korçë, Ersekë, Pogradec
• Pyetje, përgjigje diskutime
12:30 – 13:30 Dreka Bufe
13:30 – 14:40 Sesioni II - Moderim: Gjergj Marku - AIDSSH
Shkaqet e Arratisjes dhe Histori Njerëzore
• Prof.Dr. Skënder Asani Ëndrrat për liri, mbi gjembat e kufijve.
• Jetnor Kasmi: Nën Hijen e Shtypjes: Kostoja Njerëzore e Arratisjes nga Regjimi Komunist i Shqipërisë
• Selami Zalli Kufiri në dy kahe. Motivet e vrasjeve dhe reagimi qytetar. (Korçë - Kosovë)
• Artjola Lika: Arsyet dhe shkaqet e arratisjes së shqiptarëve gjatë viteve 1944-1990
• Jonel Hibo: Reagimi i ish-Sigurimit të Shtetit, ndaj personave të cilët ja dolën të arratisen dhe pasojat mbi të afërmit tyre, rasti i Panajot Plakut
• Arben Labenishti: Profil i Murat Labënishti, arsyet e kalimit të kufirit dhe qëndrimi i shtetit komunist shqiptar
• Vojsava Delilaj Profile, Rexhep dhe Mushir Plaku. Nga arratisja në përndjekje.
• Pyetje, përgjigje diskutime
14:40 – 15:00 Pushim kafe
15:00 – 16:00 Sesioni III: Moderim: Arlinda Toçi, Animatore Kulturore - AIDSSH
Si përkujtohen ngjarjet e kufirit
· Erion Isai, Kryetari Bashkisë Kolonjë
· Bukurie Sokoli Dëshmi gojore në AIDSSH, Raste të Kufirit.
• Mbresa personale nga të mbijetuar dhe familjarë
• Rovena Rrozhani, Libri për fëmijë “Kufij të Thyer”. Procesi i përgatitjes dhe prezantimi.
• Anila Zajmi, Prezantim projekti - Memoriali “Shtegu i Lirisë”
• Pyetje, përgjigje, diskutime.
A.K./TemA
Po per vitet 91 deri te pakten 2010 kur u hoqen vizat a do behen supoziume me mijera te vdekur te mbytur nga forcat e kufirit Italiane apo te vrare e te masakruar ne kufirin Grek. Apo ato nuk quhen sepse jane krime demokratike? Per mijera te tjere neper kampe azilantesh apo te tjere qe merreshin forcerisht nga puna duke I kthyher ne Shqiperi duke i shkaterruar ekonomikisht? Per te qindra mijera qe u detyruar te ndorinin emrat e fene per tu pranuar matane kufirit? Apo keto nuk jane vuatje persa kohe quhen vuatje demokratike? Injorante dhe analfabete me doktoratura qe vetem para doni. Ne Gjermani kufiri ndahej me nje MURE dhe kete mure ne Evrope nuk e ndertuan komunistet shqiptare. Me mijera u vrane te kalonin ate mure ne Gjermani. Gjeopolitika eshte mbreti i kohes o derdimener, hani e pini parate e taksave tona sic keni bere keto 35 vjet se per gje tjeter nuk jeni. Meqe ra fjala do na debatoni perse shqiptaret ende nuk kane te njejta te drejta me Rumunt e Bullgaret ne Greqi e Itali? Perse nuk jemi ende anetare i BE dhe perse shihemi si dele te zeza neper kufinj?