Si sot, më 25 gusht 1900, lindi Prof. Hasan Ceka, njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare.
“Nëntoka jonë mban kushedi edhe sa e sa dëshmi të tjera për paraardhësit tanë, e ajo që është zbuluar deri më tani është falë punës së palodhur e plot përkushtim të arkeologëve tanë. Andaj në ditën e tij të lindjes, kujtojmë njeriun që për më shumë se gjysmë shekulli ju kushtua tërësisht kërkimeve e studimeve për arkeologjinë shqiptare”, ka theksuar sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Hasan Ceka studioi në Vjenë ku u dallua si student i shkëlqyer. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare, krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë, ndërsa ka përfaqësuar Shqipërinë pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apolloni e Butrint.
Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apolloni si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në 1956-të kthehet në Apolloni për t’ia kushtuar qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Cekës i takon merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, e nimfeut të qytetit dhe e shumë veprave të tjera.
Prof. Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998.
DPA ka publikuar edhe një fotografi nga Prof. Hasan Ceka si dhe promemoria mbi ndërtimin dhe formimin e Muzeut Kombëtar nga arkeologu, Hasan Ceka, e cila ruhet në AQSH.
A.K./TemA
Profesor Hasan Ceka ishte dhe mbetet burre i nderuar dhe respektuar per shqiptaret . Nuk prish pune se la mbrapa nje psikopat e burre pa taban sic eshte Neritan Ceka . Ka ndodhur e do te ndodhe ,sepse nga trendafili del ferra dhe e anasjellta . A nuk na la peshqesh Mithat Frasherin , i madhi dhe i pa vdekeshmi Avdyl Frasheri ?!
A të bëfsha mender mutin mu në analogjinë që bënë, krahason Abdyl Frashërin me Hasan Cekën dhe bijtë e tyre, Mit'hat Frashërin me Neritan Cekën!!! Perëndi, çfarë i ka bërë komunizmi mëndjes së njeriut!! Të kesh urrejtje shekullore për Mit'hat Frashërin, një atdhetar i flaktë, Kryetarin e Kongresit të Manastirit ku u vendos alfabeti i shqipes, Kryetarin e Partisë "Balli Kombëtar", partia që vendosi gurin e themelit për sicialdemokracinë në këtë vënd, si dhe për këtë mendimtar që luftoi me shpirt për t'a lidhur mëmëdheun me botën e qytetëruar perëndimore dhe jo me sllavo-komunistët, pra t'a urresh edhe sot, kur ne po bëjmë çdo përpjekje për t'a bashkuar fatin tonë me popujt e qytetëruar, kjo do të thotë se ti, zotri, je një i marrë i pandreqshëm, të cilit nuk i paskësh mjaftuar për t'u bindur gjithë ajo gjëmë që komunistët i bënë dhe po i bëjnë vëndit, por vazhdon me bindjet e atij sistemi, duke e quajtur Mit'hat Frashërin tradhëtar. Kjo sepse ishte kundërshtar politik i marrëzive komuniste, sistemit shkatërrimtar të themeleve mbi të cilat ngrihet shpirti njerëzor, kontributorit më të madh të urrejtjes në gjirin e njerëzimit.
Neritan Ceka nuk eshte psikopat,por nje burre pa karakter nje ekoist dhe interesaxhi qe per per nje plesht djeg jorganin.Lehtesia e ketij intelektuali prezantohet qe te momentin qe prezantohesh ku bie viktime perjehere mjafton ti besh ndonje kompliment.Persa i perket angazhimit tek PD-ja Neritani ploteson teoremen qe te gjithe PD-istat jane koqe por jo te gjithe koqet jane tek PD-ja.Sa per profesorin e shquar Hasan Ceka flet historia si nje nga themeluesit e arkeologjise shqipetare dhe nivelin e lart intelektual.
Neritan Ceka, Arben Imami dhe Ilir Meta shkuan te Kasapi i Ballkanit, Slobodan Milošević, në vitin 1995, në kohën kur Sllovenia, Kroacia dhe Maqedonia ishin të pavarura, Bosnja ishte në luftë ndërsa Kosova ushte e pushtuar ushtarakisht nga Serbia. Kush ka simpati për këta persona ka simpati edhe për shovenistët serbë.