Pas tre vitesh gërmime, arkeologët i vënë “vulën” zbulimeve në Korçë: Vendbanimi 5500 vite Para Krishtit

24 Gusht 2024, 16:09Kulturë TEMA
Pas tre vitesh gërmime, arkeologët i vënë

Për të tretin vit radhazi, arkeologët janë rikthyer në fushën e Korçës për të gërmuar në vendbanimin që i përket Periudhës së Neolitit të Mesëm. Drejtuesja e ekspeditës arkeologjike, dr. Edlira Andoni tha se tashmë është vertetuar se ky vendbanim daton 5500 deri në 5000 vite para Para Krishtit.

“Projekti ka filluar tre vite më herët. Në fillim u fokusuam në shtritjen e vendbanimit. Në bazë të intesitetit të gjetjeve kaluan në fazën e dytë, atë të studimit gjeomagnetik të kësaj zone, e cila na tregoi për një vendbanim të periudhës së Neolitit të Mesëm por njëkohësisht dhe kërkimet që janë bërë në fund të viteve ’70, ku e kishin testuar këtë vendbanim me një sondazh të vogël, i cili tregonte për këtë vendbanim që tashmë e dimë se i përket Neolitit të Mesëm. Vitin e kaluar bëmë disa datime radiokarbonike, ku u përcaktua se vendbanimi daton nga 5500 Para Krishtit deri në 5000 Para Krishtit. Gjatë këtij sezoni presim t’i pasurojmë më tepër dhe të njohim gjithë periudhën e banorëve që kanë jetuar ne këtë vend”, tha Dr. Edlira Andoni.

Rezultatet e deritanishme ofrojnë të dhëna mjaft interesante rreth arkitekturës së banesave, të ndërtuara me dru dhe baltë të pjekur.

“Ne këtë vit zbuluam rrethimin ose ndryshe hendekun e vendbanimit, i cili nuk është fortifikim por është një formë që mban të rrethuar vendbanimin, për ta mbrojtur atë nga kafshët e egra. Po kështu nga studimi morën të dhëna për banesat me struktura druri dhe baltë të pjekur dhe të papjekur”, shpjegon më tej Dr. Edlira Andoni

Gërmimi dhe studimi në sitin arkeologjik të Podgories në Korçë po kryhet nga Instituti i Arkeologjisë ne bashkëpunim me Universitetin e Këlnit në Gjermani dhe Universitetin e Bafalos në SHBA. A.K./TemA

4 Komente

  1. c
    cita

    Majmunet e par qe erdhen ne ballkan ishin ,,,,,,shqiptar ,,

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani...

      ishte edhe pidhi gruas edhe motres tate gjake muti grek serb

      Përgjigjjuni
    2. B
      Buda

      Arkeologia nuk e thote se kush ishin banoret e pare te Fushes se Korces, por une hedh idene e Prof. Spiro Kondes mendoj se duhet te kene qene Pellazge. Shihni artikullin "Profesor Konda shkencetari i pare i pellasgjishtes” nga Apostol Bitraku. Vargjet e eposit homerik:” O mbret Zeus dodonas pellazgjik” dhe “ popull hyjnor i pjellë dret për drejt nga dheu”, do të ishin hapi i parë nga u nis ai fillimisht për rrugën e gjatë e të vështirë. – Duke shfletuar veprën e tij “ Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”-Sa herë kujtojmë veprën e studiuesit , filologut dhe historianit të mirënjohur dardhar Spiro Konda, mendja na shkon menjëherë tek vepra e tij madhore e voluminoze“Shqiptarët dhe problemi pellazgjik “ botuar në vitin 1964. Spiro Konda u mor qysh herët me problemin pellazgjik. Që kur ishte student në Universitetin e Athinës, ku u diplomua për filologji klasike, u njoh dhe u miqësua me disa autoritete shkencore të atij Universiteti si prof. Haxhillaqis dhe prof. e arkeologjisë me origjinë shqiptare Dhimitër Arvaniti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret. Në kulturën neolitike të Vinçës, që shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje