Kam jetuar gabim! Fjalimi që duhet lexuar shpesh!

23 Gusht 2024, 18:53Kulturë TEMA
Kam jetuar gabim! Fjalimi që duhet lexuar shpesh!

Nga Morgan Freeman

Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme.

Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por unë nuk mund të ble dot shëndet për të shpëtuar jetën time tani. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por jam krejtësisht i vetëm tani.

Unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty. Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, unë mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua kur isha në moshën tënde.

Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë? E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd, duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është të blesh lumturi sërish e sërish dhe të mos ndalesh.

Imagjino sikur do i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të mbetet? Zgjidhja e vetme që njihje, ishte të kërkoje më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi të kërkosh për lumturi të rreme. Kështu që, kush je ti tani? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga lekët?

Ti mund të kesh humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu dhe gjithë të tjerët rreth vetes falë arrogancës tënde.

Pse?

Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë që të devijoi nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.

Unë nuk po them se nuk mund të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, larg atij për të qenë financiarisht i suksesshëm. Ti mund të ndryshosh vetëm nëse ndryshon konceptin që ke për suksesin.

Ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja. Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan. Ti mund të bëhesh një lider, duke pasur si frymëzim një person, të cilin do ta arrish. Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë. Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme. Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë. Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh mundësi të fitosh më shumë kohë.

Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili është qëllimi yt më i madh në këtë botë?

Sot ti do të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, por do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë. Transformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo.

Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë. Së bashku, dashuria, vullneti, mirësia, falja dhe besimi në njerëzim do ta mundin të ligën në botë. Një herë e përgjithmonë. /Dritare.net/

4 Komente

  1. j
    jo plehrave qe vijne ere...

    Te pangopurit alla"made in Albania",pasi e konspektuan fjalimin,vendosen:"pirdh,pirdh,se lirohesh"!Keta punojne qe t'i ha leku,jo t'a hane.Te ngrene nje shoqeri te korruptuar,se keshtu vegjetojne "lumturisht".Deviza e tyre eshte:"Sa me i paarsimuar,i pakulturuar,sa me servil,sa me i paafte(pervecse kur ka zgjedhje),aq me i suksesshem je ne jete.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A

      bota ka ardhur e gjitha njekohesisht ne kete derexhe...asgje nuk mund te bente askush i vetem per ta parandaluar kete

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moragan Shqipua

        Askush nuk do jete prane teje( meje) kur te vije koha e krevatit pervec ndonje familjari prandaj be ate qe mendon se sidoqofte, kur ke me shime se tjetri, gjithmone te keqen tende do duan. Madje ne vend qe te luten per veren e tyre luten perdite si te te shikojne keq e me keq

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Gjithmone e kam konsideruar nje aktor te madh, por me shume nje NJERI te madh. Me kujtohet nje interviste e tij me Mike Vallace, nje drejtues radio qe eshte cifut. Po diskutohej per te ashtuquajturin "black month" (muaji i te zinjve). Shikoni ne linkun e meposhtem intervisten qe te kuptoni se kush eshte Morgan Freeman: https://www.bing.com/videos/riverview/relatedvideo?q=morgan freeman black history month interview

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje