Papa Françesku pret Arqipeshkvin Imzot Arjan Dodaj!

23 Gusht 2024, 08:24Kulturë TEMA
Papa Françesku pret Arqipeshkvin Imzot Arjan Dodaj!

Dje në përkujtimin e Shën Marisë Virgjër Mbretëreshë, Ati i Shenjt, Papa Françesku priti në një takim privat Arqipeshkvin tonë Imzot Arjan Dodaj F.d.C.

Gjatë shkëmbimit, Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve MED 24, që do të mbahen në Tiranë në shtator si fryt edhe i përvjetorit të 10-të nga ardhja e Françeskut në Shqipëri.

Papa Françesku ka shprehur gëzimin e tij për këtë nisje duke premtuar afërsinë e tij dhe lutjet e tij për popullin tonë që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur llambën e fesë. Ati i Shenjt fton dhe nxit Arqidioqezën tonë të Tiranë-Durrës të ecë përpara me një hov të ri duke u angazhuar, me kurajo dhe gëzim në nisjet e reja në fushën e ungjillëzimit.

Arqipeshkvi i prezantoi Papës, një bluzë dhe një etiketë duke treguar ashtu, në mënyrë konkrete dhe simbolike njëkohësisht, regjistrimin e tij për takimet mesdhetare “MED 24” në Tiranë. Në fund, ai i dërgoi bekimin e tij apostolik Arqidioqezës shqiptare. A.K./TemA

5 Komente

  1. P
    Pagani

    Na plasi bytha. Te shkojne ne Palestine, atje ku lindi Krishterimi.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Ne Judé deshe te thoje. Vendin e hebrenjeve ku sot jetojne dhe palestinezet.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Martini

      Rrofshin katoliket ,,qe perbejne 5% te miletit ne shqiperi ,,,

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lame Duka

        Turp per ju, te paket fare, qe shkruani pacavure me lart. Papa Francesku eshte nje personalitet i jashtezakonshem i kohes sone, i dyti nga kreret e Vatikanit, qe ka vizituar Shqiperine, pas Papa Gjon Palit te dyte. Vizitat e tyre kane pase ndikim te jashtezakonshem ne njohjen e Shqiperise nga komuniteti nderkombetar, si per te kaluren ashtu edhe per te sotmen. Nese jeni ne nje mendje me keto qe them, atehere me c'qellim shkruani fjale te turpshme e vleresime te gabuara per kete takim te Papa Franceskut me kreun e fese katolike ne Shqiperi. Kujt i ben dem nje takim i tille? Askujt. Atehere, a nuk meritoni qe fjale te vetme :Turp!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pape qe kar-dinalet i ka pedofile.

          Papa Francesku eshte mashtrues dhe ordiner, ai pas vizites ne Shqiperi ne kthim ne bordin e avionit dha nje intterviste ku ndermjet te tjerave theksoi: Pas 4 vitesh do te vdes, por ja qe edhe pas 10 vitesh eshte gjalle rron kot i vdekur e i pa kallur ne toke.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje