Ditën e sotme në qytetin verior të Shkodrës në orën 20:30 do të organizohet një koncert festiv me pjesëmarrjen e këngëtares Anxhela Peristeri.
Te sheshi para Bashkisë Shkodër mbrëmja premton të jetë një festë e vërtetë për çdokënd që ka kohë të shijojë muzikë të mirë.
Pjesë e rubrikës “Koncertet e Verës Shkodër 2024” dhe me mbështetjen e Union Bank dhe Bashkisë Shkodër ky koncert vjen vetëm për gjallërinë e jetës kulturore dhe festive në Shkodër.
Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryetari i Bashkisë Benet Beci në rrjetet e tij sociale.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje