Rama: Kulla Veneciane në Durrës - "Qendër e re e informacionit të trashëgimisë së qytetit bregdetar" (VIDEO)

29 Gusht 2025, 14:28Kulturë TEMA
Rama: Kulla Veneciane në Durrës - "Qendër e re e

Kulla Veneciane, një monument simbolik i qytetit të Durrësit, përmes teknologjisë është shndërruar në një qendër fantastike informacioni për qytetin antik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të Kullës, ku historia përjetohet nëpërmjet instalacioneve inovatore në gurët e vjetër të lashtësisë.

“Kulla Veneciane në Durrës, një pikë e rëndësishme referimi historik dhe qendër e re e informacionit të trashëgimisë së qytetit bregdetar, ku mund të përjetoni historinë si kurrë më parë nëpërmjet instalacioneve inovatore në gurët e vjetër të lashtësisë”, u shpreh Rama.

Kulla Veneciane është pjesë e kalasë së Durrësit, e cila në mesjetë konsiderohej si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut. Në gjysmën e parë të shekullit të XV-të kur Durrësi ishte nën pushtimin e Venedikut, kulla u rindërtua dhe mori pamjen e sotme. Kështjella e Durrësit është shpallur monument kulture, që në vitin 1948.

Kulla Veneciane iu nënshtrua restaurimit pas tërmetit të fortë që goditi këtë qytet nëntorin e 2019-ës.

Falë programit EU4Culture, kulla “flet” përmes programeve teknologjike multimediale.

3 Komente

  1. Z
    ZYDI

    NA HABITE KREJT O KRYE

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      shume mire por vendosni Flamurin Shqipetar siper sic ben me krenari gjithe bota

      Përgjigjjuni
      1. D
        DR

        E ka humb ate te drejte...te ishte per shtetin kulla ishte shemb edhe ishte bo pallat

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje