“Kur nuk kujtohen dijetarët, ngrihen në piedestal të paditurit”, Përparim Kabo mesazh në 95 vjetorin e lindjes së eruditit Petro Zheji…

19 Tetor 2024, 08:04Kulturë TEMA
“Kur nuk kujtohen dijetarët, ngrihen në piedestal të

Në një mesazh për Zhejin, Kabo shprehet se “Kur nuk kujtohen dijetarët, ngrihen në piedestal të paditurit”.

Një takim me fisnikun Petro Zheji, në 95- vjetorin e lindjes së tij.

Ndjesë qe po te shqetësoj, sepse e di qe ty asnjëherë nuk të ka pëlqyer aspekti ceremonial i jetës. Tempulli yt ka qenë dhe mbetet ” Dija”!

Por çdo lloj heshtje ka një kosto… Kur nuk kujtohen dijetarët, ngrihen në piedestal të paditurit. Kur nuk respektohen heronjtë, historinë e marrin në komandë aventurierët. Kur i vihet dryni shkencës kurajoze dhe novatore, shitet për dije shkencore gjithçka e tejkaluar dhe jo bindëse.

Ja, për këto arsye dhe jo për lavde e nderime, thashë të bisedonim sot, në këtë ditë të shënuar.

Ma merr mendja se, asaj bote, je takuar me Johan Thunmanin. Këtë vit u mbushën 250 vjet nga botimi i veprës së tij për popujt e lindjes. Në pjesën e dytë, të titulluar:” Historia dhe gjuha e shqiptarëve dhe vilehëve”, ky themelues i Albanologjisë, ka hedhur shume drite për lirët dhe Thrakasit, së paku nga shekulli VII p.e.s . Nisi dhe një pune studimore për shqipen, por, ne moshën 32 vjeç, jeta iu pre në mes. Ikja e tij ishte fatalitet, por vepra e tij mbeti. Helmi mund te të marre jetën, por jo veprën. A jeni takuar dhe çfarë keni biseduar, nëse?

Kujtoj bisedat tona, kur ti ishe student dhe vije te unë, bashke me disa shokë e shoqe, për te mësuar gjuhen frënge…

Kishe kuriozitet, dije te beje pyetje dhe mbaje shënim përgjigjet. Po, me Thunmanin, Lajbnicin, Bopin e të tjerë, bisedojmë. Argumentet janë nga më të ndryshmet. Me rëndësi ishte fakti se ata e kanë mirëkuptuar tezën time, se në themel është mendimi, gjuha është ne varësi të tij, ndaj, sa herë që shprehim mendim, kemi dhe gjuhë. Në këtë kuptim, çdo lloj ndërgjegjeje, kur shprehet, shndërrohet në gjuhë. Fjalët ” at literary” janë një sistem shenjash kuptimore, qe janë ndryshuar në periudha te ndryshme te shoqërisë njerëzore. Fillimisht ka qene te shprehurit me simbole, më pas ato u konvertuan në alfabetin me fonema, pra, tingujt kuptimore.

Kjo strukture kuptimore nis me fjale ne formën e figurës, ne alfabetin e gjuhës se simboleve, dhe përthyhet me vone ne embrione fonemash, ku takojmë fjalë njëfonemëshe, dygërmshë ose me tri germa. Këto njësi kuptimore janë pasuri botërore dhe pika referimi për gjuhën e vjetër, atë të fillimit.

Gjuhët e zhvilluara, të latuara e përpunuara, janë pasuri të reja; ato janë larg, shumë larg primitives, gjuhës arkaike, kur kishte komunikim gojor, por nuk ekzistonte shkenca e gjuhësisë. Kjo shkencë ka lindur vonë, është pasuri dhe ka kontribute të jashtëzakonshme, por nuk e shpjegon dot materialin primitiv gjuhësor. Ajo shpreh ne mënyrë shkencore një gjuhe të formësuar. Kështu, mbi këto parime, diskutojmë. Kohët e fundit kemi biseduar mbi fonetikën primitive ,ose ndryshe, të shprehurit kuptimor zanor te njeriu i shpellës.

Si mund të analizohet gjendja gjuhësore e asaj periudhe, duke hulumtuar nivelin e zhvillimit të mendimit, jetën materiale, ndërtimin e grupit antropologjik si familje? Te gjithë jemi të një mendje, se mendimi përcakton njohjen e komunikimin, dhe kështu krijoi gjuhën, e jo e kundërta, që gjuha si një produkt shenjesor, i dha kuptim mendimit. Mbi këtë baze relativizohet argument i ngurte, se gjuha qe ne flasim është e vjetër, por s’kemi gjë të shkruar. Po me çfarë sistemi shenjesor e kërkoni ju? Me simbole apo me germa tingëlluese? E nëse nuk e kërkoni fillimisht me simbole, atëherë ju i prisni një pjesë te historisë gjuhës, atë me te hershmen.

Në alfabetin e vjetër egjiptian, germa e parë, “a”, korrespondon me sistemin simbolik, me shqiponjën. Kuptohet që fillimisht ka qenë shqiponja, pastaj ka lindur a- ja.

Ne gjuhësinë tone, jo materie, gjuha e shpellave, vizatimet në gurë, nuk janë transkriptuar si materie gjuhësore. Për mua, interes ka dhe trajta e ndërmjetme, ku ndërtohet një ure kalimi nga shenja te fonema. Kjo forme e përzierë, do te na ndihmonte te kuptonim se si janë krijuar nga ana kaligrafike germat. Pse ka rëndësi kjo?,- do thoni ju. Në gjykimin tim, ka rendësi për te kuptuar alfabetet e hershme, te cilat nuk duhen identifikuar vetëm me gjuhen e një populli.

Kështu, do gjeni fjalë të stërlashta te gjuhës sonë, të fshehura nën leksikun dhe te shkruara me një alfabet qe emërtohet i këtij apo i atij populli.

Ku qëndron gabimi?,- do pyesni. Po, gabimi është trashanik. Një fjale i takon jo gjuhës me germat e se cilës shkruhet, por thelbit kuptimor qe bart dhe qe merr kuptim si komunikim logjik te një gjuhe e caktuar. Duke e huazuar fjalën dhe duke e shprehur me një fonetike ndryshe, e duke e shkruar me alfabetin e vet, te krijohet gabimisht bindja se ajo fjalë nuk është e gjuhës sate .Se, nëse e gjen në leksikun e gjuhës sate, ti e ke huazuar nga ajo gjuha tjetër.

Kur krahasojmë fjalët mes gjuhëve, fillimisht duhet t’u krahasojmë thelbin mendimor, qe të gjejmë kuptimin.

Gjuha që e motivon nga ana kuptimore, e ka të sajën, jo ajo qe mund ta këtë hedhur në fjalorin e vet. Ky gabim i ka humbur vjetërsinë shqipes sonë. Ne kemi ende të menduar primitiv metaforik, parabolik dhe te shprehur simbolik. Po ky lloj mendimi i zonave te thella, ne veçanti ne veri, ne Çamëri, por edhe te arvanitasit ne Greqi, në Turqi dhe te arbëreshët e Italisë, nuk studiohet nga gjuhëtarët dhe etnologit, antropologät dhe psikologët e gjuhësisë. Fjala rreh te simboli, jo te koncepti, ndaj ka homonimi brenda një gjuhe, por edhe mes gjuhëve te ndryshme.

Jo me ty, Përparim. Me ty i kemi biseduar me kohë dhe jemi marrë vesh, por për të tjerë, qofshin ata lexues apo studiues. Ty, Përparim, te falënderoj për ato 20 faqe punim për teorinë time, te cilën e nise në atë institucionin shkencor jashtë Shqipërisë. Gjithmonë kam besuar te Ti..!

6 Komente

  1. S
    Spartani

    Te pershendes Prof. per rezultatet brilante te analizes tende. Nuk e di ai lexojne keto perfundime pseudoakademiket tane dhe a jane reflektuar ne hartimin e fjalorit te madh te gjuhes shqipe. Gjuha shqipe e sotme eshte nje femij me nene e bab, por akademiket tane te tredhur e te paguar nga qarqet e ortodoksise greko- serbe e nxjerrin jetime. Me vehtiresi, por, kopil-llekut te tyre po i del kallaji. Un nuk di rusisht, por kuptoj qe njeshi ne rusisht i thon "adin" qw nw vesh tingellon "atin" e qe ne shqip do te thote ":ati ine" = ati yne. kur themi " njeshi" kuptojme "i pari" = "Ati" = "Zoti". Pra kete fjale apo term sllavet e kane huazuar nga shqipja. Po keshtu rreshtit i pare i vjershes se njohur te Gorkit te madh e titulluar "zgalemi" fillon me fjalen "Nad" .Kjo fjale qe perkthehet ne shqip si "mbi" do te thote " ne ate" = mbi. pra edhe kjo e ka origjinen nga shqipja. po keshtu edhe rreshti i dyte fillon me nje fjale qe rrjedh nga shqipja , mjezhdu= mjestu = ne mes= midis. Mos valle ishin shqiptaret qe e detyruan Gorkin te perdorte fjalet e shqipes. Mund te vazhdojme me kete llogjike per qindra e qindra fjale te italishtes qe bejne mu..u. u. e qe thone " ne e kemi origjinen nga shqipja" e po keshtu edhe tek gjuha greke. Por shko e fol per keto gjetje me disa nga alabanologet tane, apo ndonje pedagoge e filologjikut qe ka arritur ne perfundimin se " midis greqishtes, italishtes dhe shqipes nuk ka asnje ngjajshmeri" sepse keshtu paska shkruar dikush qe nuk e di ku bije shqiperia dhe gjuha e shqiptareve. Edhe nje her - respekte Prof.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albana Fondi Besa

      Nqs eshte babai i llumit Artur ja ka fut kot. Dava komunisti ordiner

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetaria / Vlerat ne rrezik zhdukje

        A-F-B duket qe te paskan fluturuar ,gjithe Tjegullat nga Catia !!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rrespekt i mirenjohuri z. Kabo

        Eshte mbuluar nga Llumi cdo Vlere Shqiptare prandaj vuajm ne cdo drejtim si Shtet dhe shoqeri. Eshte koha per nji bashkim / Reagim intelektualesh serioze te Vertet . Ndryshe gjithcka do i takoj Arkeologjise

        Përgjigjjuni
        1. L
          Leonidha.

          Ndaj te njejtat mendime me Spartanin. Petro Zheji duhet kujtuar e nderuar. Me shkrimin qe keni bere, Ju i respektuari Prof Kabo, keni nderuar e ngritur lart jo vetem Petro Zhejin, por edhe veten tuaj, kulturen shqiptare e sidomos gjuhen shqipe. Me ato qe ka shkruar Spartani ne komentin e tij ka evidentuar edhe nje here rolin mesjanik te gjuhes shqipe per krijimin e gjuheve indo-evropjane. Petro Zheji meriton nje lapidar nderi ne mes te Tiranes. Vepra e tij i detyron minjte si Memushi, Korja, Lloshi e te tjere te struken si minjte buze Lanes. Nje nate po degjoja ne nje studjo televizive nje te ashtuquajtur profesor ( me duket tek akademia alternative me Sazan Gurin) qe po fliste per Devollin dhe kur u pyet per prej ardhjen e emerit Devoll u pergjigj se ky emer na qenka me origjine sllave , e dicka sajoj per te perligjur " Dijen e tij te madhe" Ky mjeran, por edhe ata qe e degjonin ne studio, nuk e njohin gjuhen shqipe.ata mendojne se nje dite te bukur nje person u ul ne nje karrike dhe filloi te emroj ne shqipen e sotme emrat e vendeve e te sendeve, dhe keshtu u formua leksiku i shqipes. O akademik e profesora te pakenduar. Vendoseni veten ne rolin e nje pellazgu me nivelin kulturor te kohes dhe mjedisit ku jetonte, kur shqipja sapo belbezonte. Emri Devoll perbehet nga dy fjale te shqipes se lashte. Devoll = de =vol. De = Dhe; vol = i volitur= i pershtatur= i rregulluar per tu punuar. = i mire. Pra Devoll = Dhe = toke e mire per tu punuar. Vrajeni mendjen, sigurisht ne se keni.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokoli

            O Mero Baze. Largoje nga redaksia e gazetes ate ushtar te Janullatosit, i cili sa here qe do te zbulohet ndonje artefakt arkitekturor ne ttruallin shqiptar, edhe pse bejne mu.u.u qe jane ilire ose pellazge ai nxiton ti quaj ose helene ose romake. E dyta: sa here qe ne gazete behen shkrime pro ose kunder vjetersisw se gjuhes shqipe, ai maskara menjeher e largon shkrimin nga faqja e pare. Keshtu veproj edhe sot me shkrimin e Prof Kambos. Neser ose pasneser do te vij te takoj personalisht dhe fizikisht per te sqaruar ty gjithe veprimtarine anti kombetare te ketij maskarai. Me duket se e ka mbiemrin Kabashi?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje