LIBRI I DITËS: "Hordhia"- Tokat e Bashkuara Veriore sulmohen në shkallë të gjerë nga një hordhi milionëshe...

5 Shtator 2025, 16:02Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Hordhia"- Tokat e Bashkuara Veriore sulmohen

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Çmimi: 700 Lekë

Në një ngjarje që pritej, Tokat e Bashkuara Veriore sulmohen në shkallë të gjerë nga një hordhi milionëshe, që rrezikon shpërbërjen dhe rënien e shtetit. Si do të përballohet kjo hordhi?

A do të shkojë puna deri në luftë kundër saj? Në histori njihen shumë dyndje hordhish dhe pasojat që kanë sjellë. Pse vallë hordhitë përsëriten?

Viktor Canosinaj është një shkrimtar shqiptar për fëmijë. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi në qytetin e Durrësit. Pas studimeve universitare ne Gjuhë - Letërsi, punoi mësues letërsie, gazetar dhe përkthyes. Ai gjithashtu ka punuar për kujdesin e fëmijëve në një fshat të SOS-it. Në vitet 70 publikonte poezi dhe vjersha të shkurtra.

Ndërsa në fillim të viteve 80 botoi librin e tij të parë për fëmijë, duke ndjekur me botimin e tij të parë për të rritur në vitin 1989 me anë të cilit fitoi edhe një çmim kombëtar. Canosinaj doli një autor më popullor të Shqipërisë në botimin e librave për fëmijë dhe të rinj.

Një nga librat më të famshëm ka qenë "Meriyll"-i. Gjithashtu ai ne vitin 2013 botoi nje nga librat e tij me te famshem me emrin: "Aventurat me Ishullin Lundrues"

Lini një Përgjigje