LIBRI I DITËS: "Pellazgët në optikën e Herodotit"- Një dëshmi e gjallë e ndikimit të kulturës egjiptiane...

28 Tetor 2025, 20:10Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Pellazgët në optikën e Herodotit"-

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Pellazgët në optikën e Herodotit"

Kategoria: Histori dhe Arkeologji 

ARISTOTEL MICI u lind më 1935 në fshatin Shën-Pjetër, pranë qytetit antik të Apolonisë. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër. Më 1960, kur mbaroi Universitetin e Tiranës, u emërua mësues i letërsisë në gjimnazin e parë të Fierit dhe për disa vjet do të jepte mësim si pedagog i letërsisë në filialin e Universitetit të Tiranës në këtë qytet.

Filloi të merrej me krijimtari letrare që nga mesi i viteve "50 të shekullit të kaluar. Gjatë viteve në vazhdim do të botonte disa libra me tregime, novela dhe letërsi për fëmijë. Në vitin 1980 filloi punë në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri", ku u mor me përgatitjen për botimin e veprave të autorëve të traditës.

Në vitin 1998 emigroi në Amerikë dhe u vendos në Massacusetts. Atje, krahas punës për jetesë, u përpoq të zgjeronte dijet e tij, duke ndjekur fillimisht Kolegjin Quinsigamond në degën e gjuhës angleze për të huaj, pastaj u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Worcesterit, ku u diplomua Master në histori.

Në këto kohë botoi shkrime të ndryshme në gazetat shqiptaro-amerikane në Dielli dhe Illyria, që do t'i botonte më vonë edhe në libra të veçantë, si: Karvani i Pavarësisë, Himni i Flamurit -simbol mbarëkombëtar, Prejardhja e emrit shqiptar, Presidentët amerikanë në memorialin e malit Rushmore, Meditime letrare dhe Apolonia dhe hinterlandi i saj.

Lini një Përgjigje