Muzeu “Marubi”, konferencë shkencore mbi ndikimin e fotografëve italianë në Mesdhe

28 Tetor 2025, 15:02Kulturë TEMA
Muzeu “Marubi”, konferencë shkencore mbi ndikimin e

 Në Shkodër u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Ndikimi i fotografëve italianë në vendet e Mesdheut gjatë shekullit XIX”.

Studiues dhe profesionistë ndërkombëtarë të fushës së historisë së fotografisë diskutuan në auditoriumin e gjimnazit “Atë Pjetër Meshkalla S.I.” në Shkodër dhe trajtuan ndikimin e rëndësishëm të fotografëve italianë që udhëtuan nëpër Mesdhe.

Ishin këta fotografë të cilët themeluan studio fotografike dhe krijuan praktika profesionale që vazhdojnë të jenë të pranishme në traditat lokale, në ndjeshmëritë artistike dhe në dokumentimin vizual të rajonit. Pjesëmarrësit prezantuan kërkimet dhe qasjet e tyre mbi mënyrën se si rrjetet dhe ndikimet italiane kontribuan në formësimin e kulturës vizuale mesdhetare.

Konferenca u organizua nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në bashkëpunim me Fondacionin Alinari për Fotografinë dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

/atsh/

Lini një Përgjigje