Nga Mevlan Shanaj
Mihal Stefa!
Me aktorin e madh të karaktereve të vogla kam një lidhje shumë të veçantë! Më kishte goditur interpretimi i tij te “Hamleti” në rolin e varrmihësit! Dhe dihej ajo qetësia vetmia e tij!
Më erdhi rasti ta kem pranë në studio gjatë xhirimit të filmt “I teti në bronx” Unë isha i shtrirë në shtrat i plagosur, sipas skenarit vijnë prindërit natën për të takuar djalin, nga një trajstë leshi nxori dy kokrra mollë duke më qëndruar pranë shtratit.
Mënyra e afrimit të tij zgjatja e dorës me ato dy mollë, për mua që nuk kisha njohur një dashuri babai, më dha emocion jo si në film, por si një xhest jete që po e provoja për herë të parë! Ai ishte një aktor që të sillte jetën! Në mbyllje të filmit, në epsodin e fundit ai thoshte: Sikur ta marrim sonte në shtëpi djalin, duke u drejtuar nga busti i bronxuar!
Unë edhe në këtë episod sa herë që e shikoja përjetoja një emocion tjetër që ma shkaktonte interpretimi i gjallë i “babait” Mihal Stefa. Më ngjiti ai personazh i tij sikur ma risollli babanë e ikur që në moshën 3 vjeçare. Pata në jetë një si dhuratë prej filmit, po e shikoja si baba!!!!Ja kisha këtë “si borxh “dhe pasi kisha filluar punë në TVSH vendosa të bëja portretin e parë të një artisti!
Ky do të ishte Mihal Stefa. U interesuam dhe në një zonë krejt të varfër te Vorri i Bomit mes disa vjetërsive gjetëm “banesën” e Mihal Stefës. Njerëzit që pyetëm na drejtuan te një gjë që as shtëpi nuk ishte, një si haur me qerpiçë apo si me kartona.
Të dukej si e përshtatshme për ndonjë bagëti! Nuk ishte vetëm habi, por krejtësisht e pabesueshme ajo që po shikonim. Më priti me një dashuri të veçantë dhe duke gërrmuar nxori nga një si kuti gazetat e hershme që kishte filluar me grupet amatore në Korçë deri në fotot e ditëve të fundit!
Mihal Stefa jetonte i vetëm i izoluar, nuk kishte krijuar familje. Bibla, Librin që e kishte shoqëruar gjithë jetës e mbante nën jastëk, i thënçin. Këtë libër e lexonte për natë dhe ngjitur me të kishte me shkrim dore rolin e radhës!
Ky do ishte dokumentari im i parë që nuk arrita dot! Është peng i jetës sime, më pas kam bërë për artista rreth 10 dokumentarë, por për atë që u nisa nuk arrita. Pengun nuk e shlyej dot! Çfarë trishtimi më dha jeta e artistit të vetmuar! Më të madhit në rolet e vogla!
Ndoshta thënia: Se nuk ka rol të madh apo të vogël, por ka artist të madh apo të vogël me siguri është thënë për këta aktorë që kanë mbetur të pavdekshëm!Do doja të ishte thënë për asketin tim Mihal Sefa, artisti që nuk arriti të krijonte familje, që jetonte në vetminë e tij me Biblën , të vetmen mike të përnatëshme besnike! Nuk mësova gjë pse kishte bërë atë zgjidhje. Ai nuk tregonte, ai nuk dinte të ankohej!
Flm Mevlan,dhe shumë mirë që bën që i kujton këta artista,se me thënë të drejtën pak dimë për jetën e tyre.
Ky aktor,per mua eshte emblematik Shkelqente si nje yll ne rolet e tij. Sot mesoj dhe ndjej dhimbje per jeten e tij private. Por ,kjo jete prej asketi,e cila portretizohet ekzaktesisht ne rolin e rojes se kantierit ne filmin "Perse bie kjo daulle" e ben shkelqimin e Mihal Stefes dhe me te forte.Sidomos zeri i tij ,si rralle kush,deperton me butesi ne thelb te shpirtit.
Nuk e kuptoj perse duhet simpatia per nje njeri te tille?Vetem se ka qene ne film?Mos me keqkupto,duhet te jete njeri I mire,po cfare je munduar te thuash?
Buhal , nuk e di se nga cfar shoqerie vjen e je rritur ,por duket qe paske shume mangesi si njeri . Per cdo qytetare ,rritur ne qytete eshte e kuptushme ,per ty jo . Tregues i asaj qe je . Nga menyre si shprehesh kuptohet qarte ,se jovetem je njeri i keq ,dhe te mungon cdo ndjenje solidariteti e mirenjohje ,por je dhe idiot .
Perse fyeni dhe shani zoteri,dhe permendni qytetarine ne te njejten kohe?Autori ka servirur nje amulli keqardhjeje pa nenvizuar shkaqet dhe arsyet e mjerimit te aktorit,gje qe nuk eshte ndonje gje e jashtzakonshme.Ju prisni qe shoqeria te beje per ju ,po ai cfare ka bere ne jeten e vet??Me bibel nen jastek?Duket si deshtak per mua….Nuk simpatizohem nga deshtaket,por nga ata qe nuk I lene armet poshte po luftojne tere jeten deri ne vdekje.Te fala kasolles dhe mundohu te mos fyesh.
E perse duhet adhuruar llufta??
Bota,vecanerisht kjo e jona,vazhdimisht ka qene dhe eshte e mbushur,me llojin e buhaleve,qe pa njohur asnje lloj morale sulen perpara,me cfardo lloj mjeti,per te rrembyer poste dhe para,pa ju dridhur qerpiku,per viktimat,qe lene mbas brylat e tyre vdekjeprures. Mevlani ben mire me sinqeritetin e tij te vonuar,ne forme katarsis,pasi ne nje forme radhitet me llojin e buhaleve,ku e tremb mjerimi dhe e braktis njeriun e mire. Mihali,mor Mevlan ish artist i madh i roleve te vogla,mbasi i mungonte dy fytyresia dhe e gjente veten tek bibla,larg lakmive dhe botes se eger dhe false.Dhe ky eshte rolii madh dhe i vertete i jetes,ndryshe me rolet e skenes.
Neve jemi njerez primitiv . Fyejme dhe shajme te tjeret qe nuk mendojne si ne !! Po te te shajne ty per te njejten gje si do te vije ?
Loqe mendje. Ne bote aktoret paguhen ndersa ketu vdesin si qener neper kasolle. Ja pse e ka shkruajtur o snob leshi
Vetem nga emri qe ke kuptohet se sa rrudha ke ne zhavorrin qe ke ne koke ,mor palle.
Me mire te mos e kishe shkruar kete artikull i nderuar Mevlan. Trishtimi eshte ngjites!! Me mire te mos e dinim fare!! Sa keq me vjen!!!
Me plot respekt per ty Mevlan,por asnjeher nuk eshte vone per te bere nje gje te vogel.Ate cka ke lene ne gjysem dikur,mbaroje.Vertet ishte Artist I Madh.
NjE AKTOR BRILANT I VECANTE NE INTERPETRIM. ESHTE NGA ATA AKTOR TE VECANTE ME KARAKTERISTIKA ZANORE TE VECANTA INTERPRETIM , SI DH ORGOCKA . S. PITARKA. P RAIDHI I, SHYTI E SHUME TE TJERE QE SME BIEN NDER MEND TANI. PER SHUME SHQIPTARE ATE E MBAJNE MEND VETEM NE ROLRT KINEMATOGRAFIKE FIGURE QE TE NGELET NE MENDJE. HIDHERUESE ATE QE LEXOJ PER JETEN E TIJ
Prekes, shkrim i vyer, ndonse i vonuar. Per figura te tilla krejt shoqeria mund te kishte bere me shume. Besoj ka te tjere personazhe te filmave tane qe rrojne ne varferi. Ja vlen te tregohet vemendja, qe jua kemi borxh, filmat e tyre vazhdojme ti shohim me interes e pa i shperblyer.
Ai ishte I mrekullueshem,por ti Mevlan qe je dhe bir puntori a u kujdese ndo pak per te.? Tani edhe Mevlani eshte plakur dhe ka bere mire qe e kujton me vonese. Nuk eshte faji I Mevlanit qe Mihali u harrua ne shtyp por I systemic. Te gjitha do harrohemi.
Me falni, por ky aktor i madh i roleve te vogla, si ka mundesi qe nuk kishte nje apartament te vogel, nje dhome e nje guzhine, qe nga koha e merhumit, qe duhet ta kishte privatizuar? Cila eshte historia e vertete e ketij njeriu qe paska luajtur neper filma dhe paska vdekur ne kasolle? Eshte e lehte qe gjerat ti veshesh me mister per te terhequr vemendje, por ketu lindin shume pyetje per te cilat nuk do te ishte zor te merreshin pergjigjet. Te mos krijosh familje ose eshte nje zgjedhje, ose paaftesi, por nuk eshte ketu problemi. Ka plot njerez qe nuk krijojne familje po nuk perfundojne neper kasolle me qerpiç e kartona. Kot me vajti ne mendje, mos e humbi apartamentin (shtepine) ne firmat piramidale ky aktori?
vazhdoni të talleni pa mëshirë!! Zoti ju faltë, o njerëz koti
O Neritan Ceka, ne qofsh i verteti, a nuk te mjaftojne ty talljet e tua qe ke bere me kete milet qekur haje qyl se germoje andej ketej e nuk qullose ndonje gje, e ta leme kur u bere POLITIKAN qe shkelqeve me idiotllekun tend gjithandej. Ne qofsh ndonje lesh qe merr emrin e ketij leshit tjeter, s'kam ç'te them me shume vecse qenke lesh e shkuar leshit. E verteta edhe kur eshte e hidhur duhet thene ashtu sic eshte, se e mbeshtjell kaken me leter me ngjyra nuk e ben dot karamele.
I nderuar Zoti Shanaj...bukur e ke thene qe nuk ka rol te madh apo te vogel.....po te kujtoj se filmi i pare artistik shqiptar eshte "Femijet e saj" i regjizorit Hysen Hakani dhe jo filmi "Tana" i te nderuarit Kristaq Dhamo....pavaresisht se filmi Femijet e saj eshte me metrazh te shkurter eshte filmi i pare artistik shqiptar...nuk ka rendesi Mevlan nese eshte me metrazh te shkurter apo te gjate...rendesi ka fakti qe ka film te bukur ose jo....
Qytetari Buhal. Ju drejtohem me mirenjohje nga reagimi i juaj paqesor ndaj komentuesve por nga personi apo qenia e juaj ne teresi kisha nje dicka per tju sjelle nder mend. Ju jeni i ri ne moshe mendoj se poshte 40 vjec arsyetimi i juaj ju identifikon te pa formuar per te komunikuar me te gjithe shqiptaret ku dihet mire se fjala eshte celsi i identitetit. Une po ju referoj nje dicka qe ndofta ose me mire ne shqip nuk e dini: Njeriu nuk vleresohet nga pasuria dhe aspak nga dituria dhe fama qe ndofta ka por nga lufta e mbrendshme vitale per ta pranuar jeten kete dhimbje pa folur ,pa ankesa ,pa ambicje ,pa hakmarrje, keto gjera qe i permenda jane fondamentale per zoterimin e mendjes e cila udhehiqet nga cmenduria e pasioneve seksi ,paraja ,droga si rezultat i jo ekuilibrit mendor,urrejtja si dobesi e mendjes njerzore. Dikush e zgjidh jeten e tij ne nje menyre qe mund te them heroike vetem dhe shumica martohen se nuk kane aftesine ta perballojne vetmine por ne kete rast po ju permend Budizmin.Lexojeni se do tju mesoje ate gje qe nuk e njihni :shkaku i vuajtjes dhe i ankesave komplekse qe c'ekuilibron mendejen eshte egoizmi njerzor. Ne kete jete te shkurter ne identifikohemi nga qendresa e jone mendore formimi, cdo njeri duhet te respektohet pa u ofenduar dhe te kujtohet per ate qe ju edhe shume te tjere nuk e kane forca e modestise thjeshtesia dhe dituria e cila nuk flet por dikton qe cdo njeri mund te mos arrije lartesine e tjetrit por duhet marre ne konsiderate te pa njohuren per ta njohur ate! Ky artist qe edhe pse nuk kishte kontakt me boten ne vetvete mbante me shume vlera morale se kete shqiptare me makina Porche apo Ferrari ,pasanike te zymte shqiptare apo femra dhe iluzione nga te cilat drejtohet bota ne pergjithesi nga pa vetedija dhe jo ndricimi i mendjes.
Mihal Stefa nje aktor brilant, nje sekuence e tij kenaqesi pa fund, .... besoj se e meriton nje bust te vogel ne vijim te personliteteve prane akademise, vijoje inisjativen Mevlan, . ..
Shkrimi i regjizorit dhe artistit Mevlan Shanaj është brilant, përcjell madhështinë e një njeriu të varfër, por aktor me vlera të spikatura. Por shkrimin nuk mund ta kuptojnë ata që gjatë gjithë jetës së tyre nuk kanë lexuar asnjë roman, asnjë tregim, asnjë poezi, asnjë ese dhe janë tokë djerrë, si Buhalaja.
Shkrimi i Z.Shanaj eshte vertet nje shprehje e respektit per nje koleg te tij por ,edhe per te na thene se sa pak eshte interesuar shoqeria per ta vleresuar.Rolet e vogla te aktorit Mihal Stefa i japin bote gjithe filmit.Nuk e di se per cilen periudhe te jetes flet Z.Mevlan,[para a pas 1990].Para 1990-tes askush nukte lejonte te mbaje Biblen.Kjo me thote se pushteti demokratik e la ne mjerim,si shume te tjere.
Ky Artist meriton Respekt, Eshte aty lart ne Qiell krahasuar me Mamaqet llumin e sotem dhe parate e tyre. Njeriu vazhdon edhe pas vdekjes dhe ky njeri ndjell respekt ,ata qe e gjykojne jane askushi kete e gjykon vetem Zoti qe ai e mbante nen koke. Ai gjeti paqen ne menyren e tij. Te shikojme Kur Te vdisni juve a do ju kujtoje njeri per njerez Te mire e me respekt
Me vjen mir qe Tema , sjell dhe kultur jo vetem byth! Me vjen mir qe kishte mirsi tek ky shkrim dhe komentet ishin pozitive. Bravo!
I perjetshem qofte kujtimi i ketij aktori qe vdiq fukara,zoti ti kete dhuruar paqen atje ku prehet!!!