Migjeni

17 Gusht 2025, 20:47Kulturë Adri Kalaja

Migjeni

Migjeni ishte shpresa e një populli përpara Ismail Kadaresë. Migjeni qe shkrimtari dhe poeti më premtues, më zëfortë, më i njohur e më i dashur përpara se sëmundja e rëndë e tuberkulozit ta merrte.

Novelat e qytetit të veriut dhe Vargjet e lira janë më së shumti vinjeta që rrëfejnë skamjen njerëzore që ishte reale në Shqipërinë e paraluftës, një skamje që vinte nga abuzimet e Zogut dhe zogistëve.

Migjeni ishte një shkrimtar i cili para se të shkruante kishte lexuar, dhe kishte lexuar shumë, ai u diplomua në shkollat më të mira të rajonit dhe bartte një kulturë të përgjithshme të jashtëzakonshme.

Për moshën e tij dhe në moshën e tij, Migjeni, ndryshe Millosh Gjergj Nikolla, ishte një poet i realizuar sa shumë poetë bashkëkohorë shqiptarë sot do të ëndërronin të ishin, të mbërrinin në bukurinë dhe forcën e vargut të tij.

Migjeni ishte ateist dhe revolucionar, nuk ishte një shkrimtar normal që në mënyrë romantike i këndonte dashurisë apo bregoreve, ishte një poet, që çuditërisht do të themi më shumë se ngjante me një prozator europian, me Viktor Hygonë.

Dhe, vërtet, influence e “Të mjerëve” rezonon përgjatë prozës migjeniane dhe i jep asaj një tis europian. Por a mund të thuhet se Migjeni shkroi pak. Migjeni shkroi pak dhe me thelb për t’u bërë ndërgjegjia e një kombi të sëmurë mes një Ballkani që si gjithmonë ishte një bordello në flakë.

Migjeni është një penë që do i mungojë për një kohë të gjatë letërsisë shqipe. Nje emër vërtet i madh për një popull të vogël.

5 Komente

  1. x
    xXx

    "Migjeni ishte shpresa e një populli përpara Ismail Kadaresë." Absolutisht e vertete. Fatkeqesi qe vdiq aq i ri.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Atehere nuk kish vaksina dhe semundjet erenda benin kerdine jo vetem ne Shqiperi por dhe ne mbare Boten …gjithsesi mbetet nje poet madheshtor qe shqitaret do ta kujtojne per shekuj e shekuj me radhe …

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poeti

      Migjeni, poet i mjerimit, me penën e mjerimit përshkroi mjerimin e të mjeruarve.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqiptari

        Franz Kafka shqiptar

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergj Fishta I riu

          Migjeni nuk merret per etalon. Shendeti i tij i shkatrruar kur dridhej dhe ne vere, le pastaj dimrin. Ai ja m'veshi kohes gabimisht, te keqen qe ulsonte ne mushkerite e tij. nganjehere i turrej dhe Zotit. ne te dy pikat ju pelqeu komunisteve. Te jetonte e ta kishte marre qumeshtin me tollona(recet) do kish vrare sekretarin e Partise. Kadare nje problematike me syze i shikonte gjerat e shtrembera drejt, e te drejtat shtrember. Per Kadaren nuk e dime a ishte e mete e syve a po e mendjes!? demokracia provoi qe e njejta semundje e shoqeroi kur ndryshoi dhe sistemi. Nuk kuptonte çishin firmat piramidale, pse ngriu pamvarsia e Kosoves dhe si nje baba i bektashizmes fliste do fjale qe nuk u kuptuan dhe ne Demokraci. Perfundimisht nje sarraf komuniste me te meta te pa riparueshme. Lindi si nje mysliman i denje bektashi dhe vdiq si nje katolik mashtrues, shoqeruar nga Kryqi i Nene Terezez. Shkoje ne ate bote me kryqin e shenjtores shqiptare duke lene rrugen e hapur per nje çmim Nobel pas vdekjes. AMEN

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje