Çmimi letrar ‘’Sami Frashëri’’ - Nderohet pas ndarjes nga jeta, gazetari Aristir Lumnezi

21 Shtator 2025, 15:12Kulturë TEMA
Çmimi letrar ‘’Sami Frashëri’’ - Nderohet

Çmimi “Sami Frashëri” tashmë është shndërruar në një traditë kulturore që nxit jo vetëm autorë të rinj, por edhe brezat e ardhshëm të shkrimtarëve, studiuesve e krijuesve.

“Është një çmim që është i rëndësishëm për kulturën, si edhe për njerëzit që po nxitën për të krijuar dhe për të sjellë vepra të rëndësishme qoftë të publicistikës, qoftë në letërsi, sidomos në studimet albanologjike që janë shumë të rëndësishme për kulturën tonë”, tha Namik Dokle.

Në Belsh, kjo ngjarje që vjen për të dytin vit, riktheu në kujtesë me çmim special pas vdekjes, ish-kolegun, gazetarin e ndarë nga jeta një vit më parë, Aristir Lumnezi.

Kjo është një dëshmi që fjala dhe puna e tij vazhdojnë të vlerësohen dhe të frymëzojnë çdokënd”, tha djali i tij.

Ngjarja, ndarja e çmimeve “Sami Frashëri” me juri, kryetar Namik Dokle, mbështetur nga Bashkia Belsh, mban një peshë të madhe e të veçantë, jo vetëm për karrierën, por edhe për mesazhin që përcjell tek brezat e ardhshëm në gazetari dhe çmimi i publicistikës shkoi për Aleksandër Çipën.

Çmimin për letërsi e mori shkrimtarja Flutura Açka, dhe çmimin për studime albanologjike profesor doktor Shaban Sinani.

Ky edicion i dytë i çmimit “Sami Frashëri” e kthen Belshin jo vetëm në një vend që kujton traditën, por edhe në një hapësirë ku lindin e rriten vlera të reja letrare. - RTSH-

1 Komente

  1. L
    Lemi klemi

    Ki Lumnezi Aristidh gazetar su ba kurrrr, po per çmimin nga bashkia e Belshit ja vle se aq shko gazetaria e tij dhe atyne tjerve. Nga Aleksa Cipa brezat me msojne si me i lpi sumn pushtetarve tmallkum dhe si me perftu. Rac legenash.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje