VIDEO/ “Kur një libër ‘kthehet në shtëpi’" – Arlinda Dudaj tregon përkthimin e veçantë të Lea Ypit në shqip

21 Shtator 2025, 13:22Kulturë TEMA
VIDEO/ “Kur një libër ‘kthehet në

Në episodin e fundit të Apostrof Podcast, botuesja Arlinda Dudaj ndau një detaj të veçantë nga përvoja me autoren Lea Ypi. Sipas saj, edhe pse libri i Ypit u shkrua fillimisht në anglisht, autorja vendosi ta përkthente vetë në shqip dhe, pas procesit, u shpreh  se versioni shqip i dukej më i bukur se origjinali.

Dudaj tregoi se libri fiton një dimension tjetër në shqip, sidomos për shkak të kontekstit historik që sjell, por edhe dokumenteve të Sigurimit që janë përdorur si burim. “Raportet janë kopjuar mot à mot, me gjithë gabimet dhe mënyrën e të shprehurit, sa që nga gjuha e kupton nëse personi vinte nga veriu apo nga jugu,” shpjegoi ajo. Detaje të tilla, sipas Dudajt, i japin tekstit një autenticitet që nuk mund të përcillet plotësisht në anglisht.

“Libri duket sikur flet gjuhën e vet, pavarësisht se është shkruar për herë të parë në anglisht,” tha botuesja, duke theksuar se ky është një rast i rrallë ku përkthimi nuk shërben vetëm si urë drejt lexuesit vendas, por edhe si rikthim i veprës në një gjuhë që i jep më shumë ngjyrim dhe jetë.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:

Libri si trend, 'inflacioni' i shkrimtarëve dhe sfidat e leximit sot

Lini një Përgjigje