Rëndesa dhe hiri

21 Shtator 2025, 10:34Kulturë Adri Kalaja

Rëndesa dhe hiri

Një prej figurave intelektuale të harruara të Europës së dikurshme është dhe Simone Weil, ose, ndryshe, siç njihet për të apasionuarit e filozofisë si vokacion, Simona tjetër, dhe në homazh të një figure kolosale, feministe si Simone De Beauvoir për të cilën duhet ruajtur respekt edhe veçmas dhe jo më me partnerin e saj Zhan Pol Sartre.

Simone Weil është një figurë e lënë në hije për shkak të bindjeve të saj por edhe për shkak të “gëzimit” që përveçon të gjithë veprën e saj. Vepra e Simone Weil është një vepër, për ta thënë me Kunderën, një vepër e “lehtësisë”. Një vepër e harrueshme dhe njëkohësisht monumentale që kapet shpejt. Simone Weil na mëson gjëra që i kemi ditur më parë, ose, që i kemi ditur pa i mësuar kurrë, Simone Weil është një partizane e shpirtit dhe ekzistencës së tij por është njëkohësisht një partizane e irracionales dhe jo një fanse e mendjes, por e dashurisë.

“Vetëm dashuria mund të shpëtojë”, - thotë ajo në një nga aforizmat e “Rëndesa dhe hiri” që ka ardhur në shqip nga Blerta Hyska dhe botuar nga Pika Pa Sipërfaqe.

Simone Weil vetë shpenzoi një pjesë të madhe të kohës së saj duke ju gjindur pranë punëtorëve dhe minierave, ajo ishte një socialiste (komuniste?) e vërtetë, dhe një prej veprave të saj madhore, akoma jo në shqip fatkeqësisht, është “Gjendja e klasës punëtore”, e cila hedh dritë mbi shumë prej fatkeqësive që ne nuk i shohim, ose na fshihen.

Simone Weil është një mendimtare franceze, pra një është një mendimtare e stilit dhe një mendimtare e klasit, e diplomuar e para e klasës së saj dhe me prejardhje nga një familje intelektuale (vëllai Eric Weil ishte matematikan).

Ajo e ka asimiluar mjaft mirë dhe e zotëron shkëlqyeshëm antikitetin grek dhe konceptet e filozofisë së prejatyshme, prandaj dhe mendimi i saj, sado që nuk është një teori sistemesh si Hegeli, është një mendim që vlen për nga mënyra e tij humaniste e të menduarit. Introspeksioni (fenomenologjia?) është një metodë e përdorur nga Weil për të ngritur pyetje të mëdha edhe ndaj fesë së krishterë.

Hiri i Weilit nuk është ai katolik, më shumë ngjan me perceptimin analitik të Scott Peck, si një mënyrë që për me e thënë me një koncept tjetër i bie të jetë “silver lining”, pra kur e keqja bëhet aq e madhe (kur terri botën mbulon), të gjesh të mirë aty, ta kthesh të zezën në të bardhë nepërmjet forcës dhe mendimit.

Simone Weil na meson fiks këtë.

1 Komente

  1. A
    Aktualitet

    Ngrini ne kembe nje autore pa baze dhe strukture. Mendimtare si Iku Fiu, PA asnje formim apo specializim, Vetem me kete dalldisjen pas greqisecse lashtet, Duke konsideruar te demshme e papelqteshne gjithcka tjeter. Nje fanatike injorante ne hustori qe nuk ia kishte haberin masakrave te grekeve ndaj propulsive te tjera qofte dhe atyre greke, si ne rastin e qytetareve te Melit. Hebreje qe iu afrua ideologjike se jrishtere, pa pasur kurre koherencen te zgjedhe hapur ne cilen ane re rrije, se i lleverdiste te rrinte me nje dore ne ballava e tjetren ne revani Ka lene vetem ca fletore ne shenime, pa asnje volere per publikun ne ditet e sotne.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje