Ministri për Kulturën hap thirrjen për financimin e projekteve kinematografike!

8 Gusht 2024, 10:16Kulturë TEMA
Ministri për Kulturën hap thirrjen për financimin e projekteve

Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka hapur thirrjen për mbështetjen financiare të disa projekteve kinematografike.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se thirrja mbështet projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë (të cilët plotësojnë kriteret e kualifikimit automatik), si dhe projekte për filma artistikë me metrazh të gjatë për koproduksion në pakicë (minority coproduction).

Producentët, që do të paraqesin projekte në konkurrim, duhet të jenë të regjistruar në QKK për vitin kalendarik 2024.

Aplikimi do të bëhet në adresën e-mail: [email protected].

Afati i fundit për depozitimin e projekteve do të jetë data 6 shtator 2024, ora 14:00. A.K./TemA

1 Komente

  1. R
    Regjizori

    Kam edhe unë një projekt , filmin Shemshedinia dhe Mahmuti .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje